Home / Lajme / Maqedoni / BDI pranon bashkëveprimin me DR-në

BDI pranon bashkëveprimin me DR-në

12 prill-

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka telefonuar Selmanit duke i konfirmuar se pranon bashkëveprimin për ndryshimet kushtetuese lidhur me ndryshimet e pjesës së kushtetutës për Këshillin Gjyqësor Republikan (KGJR), zbatimin e parimit të Badenterit për miratimin e buxhetit shtetëror, Gjykatën Kushtetuese si dhe ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pranuar që të bashkërendoj qëndrimet me Demokracinë e Re të Imer Selmanit lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka telefonuar Selmanit duke i konfirmuar se pranon bashkëveprimin për ndryshimet kushtetuese lidhur me ndryshimet e pjesës së kushtetutës për Këshillin Gjyqësor Republikan (KGJR), zbatimin e parimit të Badenterit për miratimin e buxhetit shtetëror, Gjykatën Kushtetuese si dhe ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë.

Ndër vendimet e DR-së është edhe zgjedhja e Qeverisë me parimin e Badenterit, duke respektuar votën e shqiptarëve. Dy partitë kanë caktuar edhe grupet e ekspertëve të cilët do të harmonizojnë qëndrimet në takimet e paralajmëruara të ekspertëve të katër partive kryesore politike VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe DR.

Mediat vendore duke u thirrur në burime brenda partiake midis këtyre dy partive nuk përjashtojnë mundësinë e koalicionimit të mundshëm të këtyre dy subjekteve politike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *