Home / Sport / Benitez gjithnjë e më pranë stolit të Juves

Benitez gjithnjë e më pranë stolit të Juves

Presidenti i klubit bardhezi, Zhan-Klod Blank, është takuar me agjentin e trajnerit spanjoll të Liverpulit, Manuel Garsia Kuiolin. Marrëveshja duket shumë pranë.

Sipas të përditshmes sportive italiane “tuttosport”, ata janë takuar dje në Milano dhe diskutuan mbi mundësinë e “Zonjës” për të përballuar klauzolën prej 16 milionë eurosh të Benitezit, për ta tërhequr atë nga Liverpuli. Gjithashtu, palët folën edhe për planet e spanjollit dhe politikat e klubit nga Torino.

Nëse vjen në itali, Rafa Benitez ka ndërmend të marrë me vete bomberin spanjoll, Fernando Torres dhe boshnjakun e Volfsburgut, Edin Dzeko. Në rast se marrëveshja arrihet, atëherë Benitez do të përfitojë katër milionë euro në sezon, plus përfitimet shtesë në varësi të sukseseve.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *