Home / Lajme / Rajon / Berisha: Shqipëri-Kosovë, një histori e vëllazërisë

Berisha: Shqipëri-Kosovë, një histori e vëllazërisë

13 prill-
“Ju me luftën tuaj të drejtë, shkruat një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare, që nga betejat e lavdishme të Skënderbeut. Përpjekja juaj çlirimtare qëndron në themelet e lirisë së Kosovës së sotme, e cila ka hyrë në rrugën e zhvillimit dhe përparimit”, tha Berisha.

“Historia e Shqipërisë dhe e Kosovës do të ngelet një histori e vëllazërisë e të njëjtit komb dhe e dy shteteve miq”. Kjo është deklarata që kryeministri Sali Berisha ka bërë të martën gjatë takimit me veprimtarin e shquar nga Kosova, Hysen Gërvalla.

Takimi me aktivistin e njohur kosovar është përqendruar në kontributin që ka dhënë Shqipëria për Pavarësinë e Kosovës dhe në aktivitetin e figurave të ndryshme që dobi të çështjes kombëtare. Zyra e shtypit e kryeministrisë njofton se Berisha i ka shprehur “Gërvallës ndjenjat e simpatisë për të gjithë aktivitetin në dobi të çështjes kombëtare”.

Nga ana e tij, Gërvalla shprehu vlerësimin më të lartë për veprimtarinë mbështetëse të Kryeministrit Berisha në përkrahje të çështjes së Kosovës. Ai shprehu bindjen se kjo ndihmesë dhe përkrahje e kryeministrit Berisha dhe e Qeverisë shqiptare do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në konsolidimin e shtetit të ri demokratik të Kosovës.

Ndërkaq, gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të Luftës së Kosovës, kryeministri Berisha e ka cilësuar luftën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një nga momentet më historike pas betejave të Skënderbeut.

“Ju me luftën tuaj të drejtë, shkruat një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare, që nga betejat e lavdishme të Skënderbeut. Përpjekja juaj çlirimtare qëndron në themelet e lirisë së Kosovës së sotme, e cila ka hyrë në rrugën e zhvillimit dhe përparimit”, tha Berisha.

Në takimin me drejtues të Shoqatës së Veteranëve, Berisha garantoi se qeveria shqiptare do të qëndrojë gjithmonë përkrah projekteve për demokratizimin e vendit, zhvillimin ekonomik dhe çeljen e hapësirave të reja që sjellin investim dhe progres për qytetarët e Kosovës.

Rustem Berisha, komandat i Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vlerësoi kontributin që ka dhënë Shqipëria dhe kryeministrit Berisha për çështjen e Kosovës. Ai vlerësoi se kjo mirënjohje u shkon veçanërisht shtëpive, spitaleve dhe sofrave shqiptare, që me bujari pritën bashkëluftëtarët e UÇK-së.

Përfaqësuesit e UÇK-së mirënjohjen ndaj Berishës e shprehën nëpërmjet simbolikës së dhënies së flamurit të tyre të betejave, ku ishin shënuar emrat e dëshmorëve të të gjithë Brigadës, si dhe të pikturës së heroit të Kosovës Agim Ramadani. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *