Home / Lajme / Maqedoni / BFI refuzon të marrë pjesë në konferencën për dialog ndërfetarë?

BFI refuzon të marrë pjesë në konferencën për dialog ndërfetarë?

15 prill-
Zëdhënësi i BFI-së, Abaz Islami thotë edhe pse është shprehur dëshirë dhe gatishmëri që të gjendet zgjidhje për këto çështje, Bashkësia Fetare Islame në RM edhe më tej nuk ka marrë përgjigje konkrete për zgjidhjen e çështjeve të sipërpërmendura.

Bashkësia Fetare Islame e RM, thotë se nuk do të marrë pjesë në Konferencës për dialog ndërfetarë dhe ndërkulturorë e cila planifikohet që të mbahet në Ohër nga 06 – 09 maj 2010, për faktin se kreu shtetëror i Maqedonisë nuk po përfill kërkesat e tyre.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame H. Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorët e tij ka realizuar një takim me kreun shtetëror të Maqedonisë, ku ka shpalosur disa çështje të cilat e preokupojnë BFI- por edhe opinion e gjerë në vend siç janë: ‘Shkupi 2014’ respektivisht rindërtimi i Burmali Xhamisë, denaciaonalizimi i pronës së vakfit, problem i xhamisë në Prilep si dhe xhamia në fshatin Lazhec të Manastirit.

Zëdhënësi i BFI-së, Abaz Islami thotë edhe pse është shprehur dëshirë dhe gatishmëri që të gjendet zgjidhje për këto çështje, Bashkësia Fetare Islame në RM edhe më tej nuk ka marrë përgjigje konkrete për zgjidhjen e çështjeve të sipërpërmendura.

Në rast se këto çështje nuk zgjidhen në favor të BFI-së me të cilat po diskriminohet Bashkësia Fetare Islame e RM, Kuvendi i BFI thotë se nuk ka bazë morale dhe etike që ajo të jetë pjesë e Konferencës për dialog ndërfetarë dhe ndërkulturorë e cila planifikohet që të mbahet në Ohër nga 06 – 09 maj 2010, organizuar nga Qeveria e Maqedonisë.

Për qëndrimin e saj Rijaseti i BFI do të informojë Bashkësitë Fetare dhe asociacionet ndërkombëtare, llojet e ndryshme të organizimit fetar islam si dhe personalite të shquara në Evrope dhe botë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *