Home / Sport / Bota i “përulet” “mbretit” Leo

Bota i “përulet” “mbretit” Leo

Mediat europiane me vështirësi i kanë gjetur fjalët e duhura për talentin argjentinas, pas mbrëmjes magjike të “Kamp Nou”-t ku i shënoi katër gola Arsenalit.

Ndoshta më pranë përkufizimit të plotë ishte tabloidi britanik “The Sun”. Titulli i gazetës menjëherë pas ndeshjes ishte: “Messiah”. “Mbreti i ri i futbollit”, ishte titulli kryesor i të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, duke vënë si nëntitull: “Si ta ndalim këtë tipin?” Kurse sportivja tjetër madrilene “As”, shkruan: “Mesi i frikshëm”, dhe më pas vë në dukje “pokerin e jashtëzakonshëm” të numrit 10 të Barcelonës, duke saktësuar se ai “nuk i përket këtij planeti”.

Mbetemi në Spanjë, ku tabloidi sportiv katalanas “El Mundo Deportivo” flet për një “Mesi gjenial”. “Mos thoni futboll, thoni Mesi”, shkruan “Sport”, duke shtuar: “Nuk ka asnjë diskutim për më të mirin në botë”. Për francezen “L’Equipe”, Mesi meriton një 10 të madhe.

Tabloidi britanik “Daily Mail”, duke bërë një kronologji, thekson: “Në fillim ishte Pele, pastaj erdhi Maradona… dhe tani le ta përshëndesim mbretin e ri”. “Mirror” citon trajnerin që e pësoi nga “gjeniu”, Arsen Venger, në përfundim të ndeshjes “horror”: “Mesi është një futbollist playstation”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *