Home / Lajme / Rajon / Britania do të vazhdojë lobimin për Kosovën

Britania do të vazhdojë lobimin për Kosovën

20 prill-
Kështu ka premtuar ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Andy Sparks pas takimit me ministrin e Kulturës, Lutfi Haziri.
Në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Britania e Madhe do të lobojë në të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që Kosova të pranohet si anëtare e rregullt për lojërat olimpike që do të mbahen në vitin 2012 në Angli.

Kështu ka premtuar ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Andy Sparks pas takimit me ministrin e Kulturës, Lutfi Haziri.

Në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Ministri Haziri tha se më 24 prill do të nis zbatimi i projektit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ky projekt është përkrahur nga ambasada britanike në Kosovë. /rtk/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *