Home / Sport / Button mrekullon dhe fiton Çmimin e Madh në Kinë

Button mrekullon dhe fiton Çmimin e Madh në Kinë

Michael Schumaher, i cili është edhe shtatë herë kampion i Formulës 1, si duket nuk po i shkon mbarë këtë edicion. Ai edhe këtë garë nuk arriti të jetë lartë në tabelë, por përfundoi në pozitën e dhjetë.

Piloti i McLaren Mercedes, Jenson Button, ka mrekulluar me paraqitje e tij në Formula 1. Ai është fitues i Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1. Në një garë të vështirë të shoqëruar nga reshje të shiut dhe aksidente të shumta, Button ka dalë i pari në shteg, duke dëshmuar një ngasje të shkëlqyeshme dhe lënë pas vetes shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton dhe atë të Mercedes, Nico Rosberg. Button e udhëheq renditjen e klasifikimit të përgjithshëm për pilotët me 60 pikë, ndërsa pas tij janë Rosberg me 50 pikë dhe Alonso me 49 pikë etj. Ndërkaq, në klasifikimit të përgjithshëm për konstruktorët kryeson McLaren Mecedes me 109 pikë, Ferrari me 90 pikë, Red Bull me 73 pikë etj. Në Kinë me gjithë shtegun e vështirë dhe reshjet e shiut, dashamirët e këtij sporti shikuan një garë sa interesante aq edhe atraktive. Duhet shtuar se për çdo lëvdatë ishte Lewis Hamilton, i cili një nga një tejkaloi kundërshtarët për t’u renditur i dyti prapa kolegut të McLarenit, Button. I treti përfundoi Nico Rosberg që në një pjesë të konsiderueshme të garës ishte lider. Nga Fernando Alonso ishte pritur të jetë më lartë në renditjen e tabelës, por kësaj here është renditur në pozitën e katërt. Sebbastian Vettel ngasësi që filloi nga pole pozicioni, nuk pati mundësi të jetë më lartë në renditje, por u desh të kënaqen me vendin e gjashtë megjithëse ishte pritur me tepër nga ai. Michael Schumaher, i cili është edhe shtatë herë kampion i Formulës 1, si duket nuk po i shkon mbarë këtë edicion. Ai edhe këtë garë nuk arriti të jetë lartë në tabelë, por përfundoi në pozitën e dhjetë. Kjo pozitë aspak nuk është e volitshme për këtë ngasës që shtatë herë ka qenë kampion, por shpreson që në garat e ardhshme të përmirësojë rezultatet.

Rezultatet:
1. Jenson Button (McLaren) 1:46:42.163
2. Lewis Hamilton (McLaren) 0:01.530
3. Nico Rosberg (Mercedes) 0:09.484
4. Fernando Alonso (Ferrari) 0:11.869
5. Robert Kubica (Renault) 0:22.213
6. Vebastian Vettel (Red Bull Racing) 0:33.310
7. Vitaly Petrov (Renault) 0:47.600
8. Mark Webber (Red Bull Racing) 0:52.172
9. Felipe Massa (Ferrari) 0:57.796
10. Michael Schumacher (Mercedes) 1:01.749

Renditja e përgjithshme për pilotë:
1. Jenson Button (McLaren) 60 pikë
2. Nico Rosberg (Mercedes) 50
3. Fernando Alonso (Ferrari) 49
4. Lewis Hamilton (McLaren) 49
5. Sebastian Vettel (Red Bull Racing) 45
6. Felipe Massa (Ferrari) 41
7. Robert Kubica (Renault) 40
8. Mark Webber (Red Bull Racing) 28
9. Adrian Sutil (Force India F1) 10
10. Michael Schumacher (Mercedes) 10

Ndërkohë në krye të klasifikimit të përgjithshëm për konstruktorët është McLaren Mecedes me 109 pikë, Ferrari me 90 pikë dhe Red Bull me 73 pikë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *