Home / Sport / Cana: Do mësoj të shmang kartonët në Premier Ligë

Cana: Do mësoj të shmang kartonët në Premier Ligë

Kapiteni i Sandërlendit, Lorik Cana, thotë se ai mundohet ta përshtasë lojën e tij për t’iu shmangur kartonëve në të ardhmen.

Përvoja e një sezoni në Angli duhet ta ketë ndihmuar Canën të kërkojë të ndryshojë, për t’u ndëshkuar sa më pak. “Është pjesë e lojës sime, që ndonjëherë marr kartonë. Por jam përpjekur të ndryshoj disa gjëra të vogla dhe mendoj se do t’ia dal më mirë në sezonin e ardhshëm”, ka thënë mesfushori kosovar për “The Journal”.

“Kur i njeh pak gjyqtarët, mund të flasësh me ta dhe të ndryshosh gjëra të vogla. Mendoj se kam raporte më të mira me ta në Angli dhe mund të bëj një hapa përpara. Por nëse luan 33 ose 34 ndeshje në sezon, sigurisht që do të marrësh kartonë”, shtoi 27-vjeçari.

Mesfushori i kombëtares shqiptare ka marrë 9 kartonë të verdhë dhe një të kuq në sezonin e tij të parë në Premier Ligë me Sandërlendin, ku u transferua këtë verë nga ekipi francez i Olimpikut të Marsejës. Cana nuk ka luajtur shumë në ndeshjet e fundit, si pasojë e kartonave, por edhe e një dëmtimi. Trajneri Stiv Brus ka dashur ta ruajë kapitenin për ndeshjet vendimtare në fundin e sezonit, ku “macet e zeza” luftojnë për të qëndruar në Premier Ligë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *