Home / Sport / Cana, “karton të kuq” racizmit

Cana, “karton të kuq” racizmit

Kapiten në fushë dhe jashtë saj. Lorik Cana nuk kursehet asnjëherë kur është fjala për të dënuar fenomene që shqetësojnë futbollin e sotëm.

Së bashku me golashënuesin më të mirë të skuadrës, Darren Bent, kapiteni i Sandërlendit, i tregoi “kartonin e kuq” fenomenit të racizimit, gjatë një veprimtarie ku merrnin pjesë të rinj të kombësive të ndryshme. Veprimtaria kishte si synim luftën ndaj diskriminimit racial brenda fushës së lojës.

Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e klubit (www.safc.com). Dyshja e “maceve të zeza” iu përgjigj pyetjeve të nxënësve të ardhur nga shkolla e ciklit të ulët nga Xherrou. Yjet e Sandërlendit gjithashtu nënshkruan autografe për fëmijët dhe bënë fotografi të shumta me ta.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *