Home / Sport / Casillas: Xavin e kam mik të mirë

Casillas: Xavin e kam mik të mirë

“Xavi është fenomenal, por shpresoj që të shtunën mos të jetë në nivelin e tij”, – ka deklaruar Casillas në pritje të derbit më të madh në botë “El Clasico”.

Jo vetëm në Spanjë, por në mbarë Evropën mbretëron një interesim i madh i adhuruesve për ndeshjen e kësaj të shtune në mes Realit e Barcelonës. Portieri i dëshmuar i Realit, Iker Casillas, ka thënë se është i bindur se Xavi do të dështojë në ‘el Classico’. “Çdo vit më shtrohet pyetja e njëjtë. Xavi është fantastik, pa marrë parasysh se e kam mik të mirë. Kur ai e kontrollon topin, Barcelona bëhet e rrezikshme dhe ai është i parapëlqyeri im. Për mua, ‘el classico’ nuk do të jetë vendimtar, por duke parë rëndësinë e takimit, kjo do të jetë sfida e vitit mes dy skuadrave aktualisht më të forta në botë”, tha Casillas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *