Home / Lajme / Maqedoni / Çdo e shtunë e parë e muajit punuese për një pjesë të institucioneve shtetërore

Çdo e shtunë e parë e muajit punuese për një pjesë të institucioneve shtetërore

10 prill-
“Qëllimi i të shtunës së parë punuese të muajit është që t’ju dalë n ndihmë të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevoja të ndryshme nga institucionet shtetërore, e të cilët janë në marrëdhënie pune. Që të shfrytëzojnë ndonjë të drejtë të tyre me nxjerrjen e dokumenteve apo diçka tjetër ata duhej të shfrytëzojnë ditë të lirë apo të marrin pjesë nga pushimi vjetor”, deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami gjatë vizitës së Qendrës ndërkomunale për punës sociale në Shkup.

Urim Hasipi
Vendimi qeveritar çdo e shtunë e parë e muajit do të jetë punuese filloi të zbatohet sot. Një pjesë e institucioneve shtetërore punojnë nga ora 08:30 deri në ora 16:30. Qytetarëve u janë të afrueshme shërbimet e njësive rajonale të ministrive të Bujqësisë, të Punëve të Brendshme, Dejtoria për të ardhura publike, Kadastri, Drejtoria amë në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe qendrat për punë sociale.

“Qëllimi i të shtunës së parë punuese të muajit është që t’ju dalë n ndihmë të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevoja të ndryshme nga institucionet shtetërore, e të cilët janë në marrëdhënie pune. Që të shfrytëzojnë ndonjë të drejtë të tyre me nxjerrjen e dokumenteve apo diçka tjetër ata duhej të shfrytëzojnë ditë të lirë apo të marrin pjesë nga pushimi vjetor”, deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami gjatë vizitës së Qendrës ndërkomunale për punës sociale në Shkup.

Sipas Bajramit, interesi i qytetarëve për shërbime nga Qendra sot është i vogël, por për një kohë do të përmirësohet.

Drejtori i Qendrës ndërkomunale për punës sociale Kërste Maljanovski e përshendeti vendimin e Qeverisë dhe tha se po zbatohet në tërësi.

“Që Qendër jepen më shumë shërbime, ndërsa për ato specifike të cilat i ofrojmë, siç janë ato për martesë dhe familje, për tutori, për të rinj dhe fëmijë dhe për kyçke sociale, duke përfirë edhe dhunën familjare, janë të pranishëm me ekipe të plota. Qytetarët të cilët kanë nevojë nga shërbimet tona duhet ta shfrytëzojnë të shtunën e parë punuese për shkak se specifikasiteti i punës detyron edhe privatësi”, theksoi Maljanovski.

Vendimi i Qeverisë filloi të zbatohet sot për shkak se e shtuna e parë në prill ushte festë shtetërore. Nuk do të shkaktojë implikime financiare, duke e marrë parasysh se të punësuarit në institucionet shtetërore të cilët janë pëfshirë me vendimin, do të shfrytëzojnë ditë të lirë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *