Home / Lajme / Maqedoni / Çfarë përjetoi prizrenasi dhe si i shpëtoi vdekjes në Shkup

Çfarë përjetoi prizrenasi dhe si i shpëtoi vdekjes në Shkup

25 prill-
Ai thotë se me të shkuar në Prishtinë, ka kontaktuar ambasadën e Maqedonisë, zyrtarët e lartë të së cilës kanë theksuar se nuk guxon asnjë policë të ndalojë hyrjen. Ministria e Brendshme ka njohuri për rastin, mirëpo asnjëherë nuk ka dhënë versionin e saktë se çfarë ndodhi me rastin tek Mavrovasja. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka theksuar se nuk dëshiron të jap detaje për të mos dëmtuar personin e kësaj rasti, por ai ka shtuar gjithashtu se shtetasi i Kosovës nuk ka dashur të flasë edhe para organeve të rendit, se si i ka ndodhur rasti.

Agjencia e lajmeve INA ka arritur të zbulojë shtetasin e Kosovës që ishte plagosur në mesditën e 31 marsit në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup, ngjarje që po mbahet e fshehur dhe nuk u zbulua deri tani nga MPB e Maqedonisë.

B.S 39 vjeç, nga Prizreni ekskluzivisht ka folur për agjencinë e lajmeve INA duke shpjeguar gjithë tmerrin që kishte përjetuar nga momenti i plagosjes nga dy persona të panjohur, por duke hedhur dyshime në shumë pista.

“Isha nisur drejt vendit ku kisha parkuar veturën dhe në një moment dy persona trupmëdhenj dalin nga një hyrje e banesës. Nga një moment vërejta se ata po më përcillnin dhe të dy ecnin në një distancë duke më lënë mua në mes. Njëri ka vrapuar nga prapa dhe ka shtënë me pistoletë shurdhuese duke më goditur në këmbë. Pasi që jam shtrirë në tokë, ai u afrua pranë kokës time dhe shkrepte armën për të më vrarë, por nuk dij se pse nuk i shkrepte arma. Unë nuk kam lëvizur për 30 sekonda dhe ata menjëherë u larguan nga vendi i ngjarjes”, shpjegon B.S për agjencinë INA.

Ai ka denoncuar autoritetet se rasti i tij nuk është evidentuar në arkivat e MPB-së, dhe as në spitalin ku ishte dërguar për shërim dhe ku sipas tij, kishte forca të sigurisë pranë dhomës së tij. “Si mundet të të marrin polici dhe askund më pas nuk figuron. Kisha me vete edhe 800 euro, celularin dhe rrobat e mija, të cilat nuk mi dhanë pasi që dola nga spitali, duke më thënë një inspektor policie se paratë ishin false. A është ky shtet a, që të grabisin. Më nxorën pas tre ditëve nga spitali dhe inspektorë civil më thanë se do të më përcjellin për Kosovë, por nëpërmjet Qafë Thanës nga Shqipëria, por nuk pranova. Ata më shpjegonin se në Bllacë nuk mundet se ka shumë gazetarë dhe s`bën dhe më në fund pas refuzimit tim pranuan që të më çojnë nga Jazhinca”, rrëfen i plagosuri, shtetasi kosovar.

Ai pohon se rastin e ka paraqitur menjëherë në Ministrinë e Brendshme të Kosovës, pranë ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë dhe pranë autoriteteve të tjera vendore dhe ndërkombëtare për të alarmuar rastin e tij, që siç thotë ai të shkeljeve brutale të të drejtave nga ana e MPB-së së Maqedonisë, ku ai ishte mbajtur në rrethana tejet sekrete. “Jam në kontakt dhe do ta çojë deri në fund rastin pasi që nuk mundet kështu të veprohet. Unë do ta çojë rastin deri në fund, sepse ka dëshmi sepse ka kamera në vendin ku isha plagosur”, ka theksuar B.S.

Viktima rrëfen se të mërkurën e kaluar sërish kishte qëndruar në Shkup dhe gjatë kthimit nga një inspektor civil në kufirin e Bllacës i është urdhëruar që asnjëherë të mos shkelë tokën e Maqedonisë. Unë i kërkova sqarime se përse, sepse nuk kam dosje kriminale dhe nuk kam bërë asgjë dhe askush nuk mund të më ndalojë. Pse po e bëni këtë pse jam shqiptar e mysliman a”, rrëfen prizrenasi, dhe pretendon se do të nxjerrë drejtësinë në shesh.

Ai thotë se me të shkuar në Prishtinë, ka kontaktuar ambasadën e Maqedonisë, zyrtarët e lartë të së cilës kanë theksuar se nuk guxon asnjë policë të ndalojë hyrjen. Ministria e Brendshme ka njohuri për rastin, mirëpo asnjëherë nuk ka dhënë versionin e saktë se çfarë ndodhi me rastin tek Mavrovasja. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka theksuar se nuk dëshiron të jap detaje për të mos dëmtuar personin e kësaj rasti, por ai ka shtuar gjithashtu se shtetasi i Kosovës nuk ka dashur të flasë edhe para organeve të rendit, se si i ka ndodhur rasti. (N.P/INA)

(Emri i viktimës është i njohur për redaksinë)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *