Home / Lajme / Maqedoni / Dëmtohet parku te Gurri i Shqiponjës

Dëmtohet parku te Gurri i Shqiponjës

6 prill-
“Anëtarëve të Eko-Natyrës, adhuruesve tjerë të natyrës ju dashtë dhjetë vjet që ta rregullojnë këtë eko-park, u vendosën tavolina për pushuesit, shporta për mbeturina në çdo cep, pllakate për paralajmërime, u tamponua rruga deri te çeshmat publike, aritëm mirëkuptim me NPK Tetova për transportimin e mbeturinave, kryesorja e ngritëm nivelin e vetëdijes mjedisore tek qytetarët –dhe për një moment ai mund shkoi huq,tani ai vend duket si një arë e lëvruar ose si një kantierë ndërtimi.

Bulldozherët e Makedonija Pat-it, kanë shkatërruar vend piknikun Gurri i Sidollit i njohur si “Gurri i Shqiponjës” që gjendet karshi rrugës Tetovë- Kodra e Diellit.

Ky vend tani më i përngjan gërmadhave dhe jo një vend për piknik. Ky park ishte rregulluar nga ana e shoqatës Eko Natyra nga Tetova dhe paraqiste një vend të mirë për pushuesit.

“Në vend-piknikun e quajtur Gurri i Sidollit bulldozherët N.P. Makedonija Pat me 3-4 mars 2010,e bënë një shkatrim të madh-e “lëvruan” tërë hapsirën (nuk e kuptojmë se a kishte nevojë që të hiqet edhe dheu sëbashku me borën),u mbuluan me dhe Tavolinat dhe Shportat e mbeturinave,u bllokua po me dhe edhe rruga e tamponuar që të çon te vend-pikniqet e Bigurrit dhe te Stanet e Shipkovicës”, thuhet në një reagim të lëshuar nga ana e kësaj shoqate.

Më tej në reagim shoqata Eko Natyra njofton se këtë Eko-katasrofë e kanë denoncuar edhe në Stacionin policor në Kodrën e Diellit dhe në Njësinë rajonale Makedonija Pat-Kodra e Diellit të cilët kanë premtuar se do ta sanojnë gjendjen por ja që shkrirja e borës e zbuloi pasqyrën e vërtetë të kesaj Eko-katastrofe.

“Anëtarëve të Eko-Natyrës, adhuruesve tjerë të natyrës ju dashtë dhjetë vjet që ta rregullojnë këtë eko-park, u vendosën tavolina për pushuesit, shporta për mbeturina në çdo cep, pllakate për paralajmërime, u tamponua rruga deri te çeshmat publike, aritëm mirëkuptim me NPK Tetova për transportimin e mbeturinave, kryesorja e ngritëm nivelin e vetëdijes mjedisore tek qytetarët –dhe për një moment ai mund shkoi huq,tani ai vend duket si një arë e lëvruar ose si një kantierë ndërtimi.

Natyrës i duhet mjaft kohë të regjenerojë tokën dhe kullotën e pjesës ndoshta më të bukur të Sharrit”, qëndron në reagimin e kësaj shoqate malore

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *