Home / Lajme / Maqedoni / Deputetë Zimberi dhe Rexhepi propozojnë ligj për zgjidhjen e statusit të pjesëtarëve të UÇK-së

Deputetë Zimberi dhe Rexhepi propozojnë ligj për zgjidhjen e statusit të pjesëtarëve të UÇK-së

22 prill-
“Ligji nuk përmban asgjë më shumë se ai për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë. I ka pothuajse të njejtat beneficione, vetëm që për dallim nga ligji për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë kërkojmë që ky ligj të vlejë për viktimat civile, luftëtarët e UÇK-së dhe invalidët”, tha sot në konferencën për shtyp në Kuvend, deputeti Zimberi.

Urim Hasipi
Deputetët Abedin Zimberi dhe Daut Rexhepi sot në Kuvendin e
Republikës së Maqedonisë parashtruan Propozim-ligj për zgjidhjen e statusit të invalidëve, anëtarëve të familjeve të viktimave civile dhe familjeve të pjesëtarëve të luftëtarëve të UÇK-së në konfliktin në vitin 2001.

Me Propozim-ligjin mes tjerash kërkohet punësim, përkujdesje banimi, kompensim në të holla, pension familjar dhe lirim të këtyre personave nga pagesa e shërbimeve shëndetësore.

“Ligji nuk përmban asgjë më shumë se ai për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë. I ka pothuajse të njejtat beneficione, vetëm që për dallim nga ligji për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë kërkojmë që ky ligj të vlejë për viktimat civile, luftëtarët e UÇK-së dhe invalidët”, tha sot në konferencën për shtyp në Kuvend, deputeti Zimberi.

Ai kërkoi mbështetje për ligjin nga deputetët e partive shqiptare, por edhe nga ato maqedonase.

“Statusi i invalidëve, anëtarëve të familjeve të viktimave civile dhe të familjeve të luftëtarëve të rënë të UÇK-së gjatë konfliktit të vitit 2001 mbeti çështje e hapur. Fakt është se kjo çështje me vite shfrytëzohet për pika politike dhe në mënyrë permanente krijon klimë të antagonizmave të cilët e vështirësojnë edhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, konsideron Zimberi.

Që Propozim-ligji të hyjë në procedurë kuvendore nevojiten 15 nënshkrime nga deputetët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *