Home / Sport / Dikur shtatshkurtër, tashmë i dëshiruari i Realit!

Dikur shtatshkurtër, tashmë i dëshiruari i Realit!

Sipas “Marcës”, Silva ishte testuar atëkohë në Real, por nuk ishte pranuar të jetë pjesë e kësaj skuadre. Atëkohë Silva ishte vlerësuar nga trajnerët e klubit mbretëror si shtatshkurtër dhe nuk e ka vendin në Real.

Gazeta sportive e njohur spanjolle, “Marca” ka zbuluar se para dhjetë vjetësh ka pasur mundësi të nënshkruaj për mbretërit (Real Madridin), David Silva, i cili është anëtarë i Valencisë. Sipas “Marcës”, Silva ishte testuar atëkohë në Real, por nuk ishte pranuar të jetë pjesë e kësaj skuadre. Atëkohë Silva ishte vlerësuar nga trajnerët e klubit mbretëror si shtatshkurtër dhe nuk e ka vendin në Real. Tash, ky gabim mund t’i kushtojë Realit me 25 milionë euro, pasi presidenti Florentino Perez e ka bërë mesfushorin cak kryesor të afatit kalimtar të verës. Perez është duke kërkuar që më këmbëngulje të nënshkruajë kontratën me Silvën para nisjes së botërorit nga frika se mund t’ia rrëmbejë Manchester Unitedi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *