Home / Lajme / Maqedoni / Dogani braktis radhët e DR

Dogani braktis radhët e DR

27 prill-

Nuk pranojë të jem dekor i partisë shumicë dhe i kryeministrit Gruevski, për shkak se unë kam si udhëheqës vetëm qytetarët shqiptarë”, ka theksuar Dogani, i cili ka bërë të ditur se nuk ka qëllim të kthehet në radhët e PDSH-së, por edhe tek asnjë parti tjetër politike.

Deputeti i deritanishëm I Demokracisë së Re (DR), Besim Dogani ka braktisur radhët e partisë së tij, i pakënaqur me drejtimin e politikës së kreut të kësaj partie.

“Në këtë periudhë kur vlerat e përfaqësuesve të popullit kanë rënë në nivelet më të ulta dhe Parlamenti është shëndërruar në mekanizëm për sjelljen e ligjeve antishqiptare dhe antiqytetare, vendosa që ta braktisë DR-në.

Nuk pranojë të jem dekor i partisë shumicë dhe i kryeministrit Gruevski, për shkak se unë kam si udhëheqës vetëm qytetarët shqiptarë”, ka theksuar Dogani, i cili ka bërë të ditur se nuk ka qëllim të kthehet në radhët e PDSH-së, por edhe tek asnjë parti tjetër politike.

“Deri tani do të ngelem deputet i pavarur, mirëpo po shqyrtojë mundësinë që ta përfundojnë karrierën politike”, ka theksuar deputeti Dogani, i cili vitin e kaluar braktisi PDSH-në, pas mosmarrëveshjeve me kreun e kësaj partie.

Redaksia e lajmeve e Televizionit Koha tentoi sot të kontaktojë përfaqësuesit për media nga demokracia e Re por të njejtit kanë qenë të pakapshëm. Telefona të mbyllur kemi hasur edhe tek zëdhënësi I partisë por edhe tek numri fiks i selisë së Demokracia e Re.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *