Home / Lajme / Maqedoni / DR: Veprimi i Doganit akt i pamatur dhe i pamenduar mirë

DR: Veprimi i Doganit akt i pamatur dhe i pamenduar mirë

28 prill-
Kjo parti përmes një komunikate e kupton tërheqjen, pasivizimin dhe vetizolimin e deputetit Besim Dogani, duke u nisur nga fakti se i njejti nuk arriti t’iu përgjigjet aktiviteteve intensive të grupit parlamentar të Demokracisë së Re dhe politikave partiake në drejtim të kundërshtimit të ashpër ndaj politikave qeveritare të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Demokracia e Re e komenton braktisjen e radhëve të saj të deputetit Besim Dogani si akt të pamatur dhe të pamenduar mirë, pasi me heshtje, ashtu siç ka zgjedhur ai, nuk mund të kundërshtohet dhe mposhtet politika diskriminuese e kësaj Qeverie.

Kjo parti përmes një komunikate e kupton tërheqjen, pasivizimin dhe vetizolimin e deputetit Besim Dogani, duke u nisur nga fakti se i njejti nuk arriti t’iu përgjigjet aktiviteteve intensive të grupit parlamentar të Demokracisë së Re dhe politikave partiake në drejtim të kundërshtimit të ashpër ndaj politikave qeveritare të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Më tej në komunikatë thuhet “deputeti Dogani ka zgjedhur rrugën më të lehtë për t’iu kundërvyer kësaj politike që ngulfat demokracinë në vendin tonë, pengon integrimin e vendit në BE dhe NATO dhe dëmton rëndë interesat shqiptare në aspektin politik, ekonomik dhe social”.

Sipas Demokracisë së Re “shqiptarët kanë nevojë për politikanë proaktiv, politikanë të cilët do të jenë zëri më i fuqishëm i artikulimit të pakënaqësisë së shqiptarëve ndaj politikave të kryeministrit Gruevski. Shqiptarët nuk kanë nevojë për deputetë të cilët rrijnë në shtëpi dhe marrin rrogat e tyre nga paratë e qytetarëve që përfaqësojnë, qofshin ata të opozitës apo të pushtetit”.

Demokracia e Re nuk mund t’ia lejojë vetes luksin e të pushuarit në shtëpi përderisa shqiptarët ballafaqohen me një politikë etnocentrike, ndarëse dhe diskriminuese, prandaj edhe më fuqishëm do të kritikojë këtë politikë të mbrapshtë, por edhe në vazhdimësi do të ofrojë zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *