Home / Lajme / Maqedoni / Drucas: Greqia nuk heq dorë nga pozicionet e veta për emrin

Drucas: Greqia nuk heq dorë nga pozicionet e veta për emrin

26 prill-
Këtë, siç transmeton gazeta “Elefterotipia”, e ka deklaruar zëvendës-shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas si përgjigje të deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski se në referendum do të votonte kundër propozimit “Republika Veriore e Maqedonisë” për përdorim të përgjithshëm.

Pozicioni i Athinës për kontestin me Shkupin nuk pëson lëshime dhe është mirë i njohur – emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm.

Këtë, siç transmeton gazeta “Elefterotipia”, e ka deklaruar zëvendës-shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas si përgjigje të deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski se në referendum do të votonte kundër propozimit “Republika Veriore e Maqedonisë” për përdorim të përgjithshëm.

“Përcaktimi gjeografik dhe përdorimi i përgjithshëm i emrit të ri janë dy çështje të ndërlidhura mes vete dhe nga ato nuk ka lëshime. Pozicioni i këtillë është pranuar nga pjesa më e madhe e partive politike në Greqi. Kjo njëherit do to thotë kompromis dhe e tregon gatishmërinë tonë që të gjejmë zgjidhje. E presim Shkupin përfundimisht të ndërmarrë hap që të takohemi në gjysmë rruge”, deklaroi Drucas.

Për emrin “Maqedonia Veriore” thotë se është ide që ka dalë nga ndërmjetësi Methju Nimic, duke përsëritur se është e pranueshme për Athinën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *