Home / Lajme / Maqedoni / Drucas: Përveç emrit duhet të ndryshohet edhe kushtetuta

Drucas: Përveç emrit duhet të ndryshohet edhe kushtetuta

5 prill-
“Fshehja ka përfunduar, dhe Greqia i ka pozicionet e qarta dhe të njohura. Ne jemi të qartë: emër me përmbajtje gjeografike për përdorim të përgjithshëm e cila do të reflektojë realitetin dhe do të ketë përdorim të përgjithshëm”, ka theksuar Drucas, duke shtuar se Maqedonia Veriore është në kuadër të zgjidhjes më të pranueshme.

Maqedonia veriore është zgjidhja e mundshme për kontestin e emrit, dhe nëse është e nevojshme Shkupi duhet të bëjë edhe ndryshime kushtetuese. Kjo është kumtuar nga shefi alternativë i diplomacisë greke, Dimitris Drucas. Ai ka kumtuar se deri tani kreu shtetëror i Maqedonisë nuk ka negociuar dhe është fshehur pas propozimeve të ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic.

“Fshehja ka përfunduar, dhe Greqia i ka pozicionet e qarta dhe të njohura. Ne jemi të qartë: emër me përmbajtje gjeografike për përdorim të përgjithshëm e cila do të reflektojë realitetin dhe do të ketë përdorim të përgjithshëm”, ka theksuar Drucas, duke shtuar se Maqedonia Veriore është në kuadër të zgjidhjes më të pranueshme.

Sipas tij, nëse Gruevski do të refuzojë propozimin, atëherë duhet ai t`i sqarojë popullit të tij për bllokimin e proceseve evrointegruese. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *