Home / Sport / Dy gola dhe një asist i Agim Ibraimit në fitoren e NK Olimpija

Dy gola dhe një asist i Agim Ibraimit në fitoren e NK Olimpija

Në ndeshjen e së shtunës kundër Rudarit në Velenje, tetovari që mban fanellën e NK Olimpija shënoi dy herë dhe asistoi për golin e tretë të skuadrës së tij, duke qenë më i merituari për tre pikët e reja të Olimpias në fitoren 3:1 si mysafirë.

Kur Agim Ibraimi është në formën e mirë atëherë klubi i tij Olimpija shënon fitore të sigurt qoftë në teren të vetë apo si mysafirë. Kjo gjë u dëshmua në dy ndeshjet e fundit në kampionatin slloven. Vetëm para një jave ish-kampioni i pesëfishtë slloven Hit Gorrica u gjunjëzua me pesë gola, ndërsa Agim Ibraimi pos që ishte autor i një goli ai kishte asistuar edhe në dy të tjerë, ndërsa në ndeshjen e së shtunës kundër Rudarit në Velenje, tetovari që mbanë fanellën e NK Olimpija shënoi dy herë dhe asistoi për golin e tretë, duke qenë më i merituar për fitoren e lartë 1-3.
Përndryshe golin e parë Agim Ibraimi e shënoi në minutën e 16-të, më pas në minutën e 31 vendaait barazuan me golin e Koronaveterit, ndërsa në minutën e 34 pas asistit të Agim Ibraimit, Kashnik shënon gol për 2:1. Fatin e vendasve e vulosi tetovari Agim Ibraimi me golin e tij të dytë dhe të tretin për NK Olimpija në minutën e 82-të të takimit. Në minutën e 87 kur trajneri Pevnik zëvendësoi Agim Ibraimin, publiku i pranishëm në tribunat e stadiumit në Velenje e përshëndeti atë me duartrokitje frenetike.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *