Home / Sport / E rrallë, ekipi i femrave rreh gjyqtarin

E rrallë, ekipi i femrave rreh gjyqtarin

Futbollistet e skuadrës së Bathores, Dardania, goditën gjatë një ndeshjeje në kampionatin e femrave gjyqtarin Kreshnik Hakrama.

Dhuna në futbollin shqiptar tashmë është shndërruar në ves edhe te ekipet e femrave. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kamzë të dielën, ku futbollistet e skuadrës Dardania kanë dhunuar gjyqtarin e ndeshjes, Kreshnik Hakrama. Kjo çoi në moszhvillimin normal të takimit.

Në përballjen mes ekipit të Dardanisë dhe “The Doors”, takim i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë, gjyqtari kryesor është dhunuar nga lojtaret e skuadrës së Bathores. Shkak i veprimit ekstrem ishte vendimi i “xhaketës së zezë” për të ndëshkuar me karton të kuq futbollisten Flutura Dedoshi.

Të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë të federatës, të cilët, duke mos dashur që dhuna të përhapet në futbollin e femrave, kanë nxituar ta denoncojnë incidentin në Komisionin e Disiplinës. Ky i fundit dënoi ekipin e Dardanisë më humbje të ndeshjes në tavolinë, si dhe me tetë ndeshje futbollisten Flutura Dedoshi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *