Home / Sport / “El Klasiko”, edhe madrilenët favorizojnë Barçën

“El Klasiko”, edhe madrilenët favorizojnë Barçën

Megjithëse përgjigja e sigurt do të mësohet të shtunën, e përditshmja sportive spanjolle “Marca” ka organizuar një sondazh. Rezultati? Fiton Barcelona.

Gazeta ka pyetur njerëzit në rrugët e kryeqytetit mbi rezultatin e ndeshjes së madhe. Sipas madrilenëve, katalanasit udhëtojnë drejt “Bernabeut” si favoritë kryesorë për të dalë triumfues. Këtë e mendojnë 55 për qind e të pyeturve, kurse 45 për qind favorizojnë Realin.

Të intervistuarit mendojnë se katalanasit luajnë futboll më të bukur dhe nuk përjashtohet mundësia e përsëritjes së rezultatit 6-2 të sezonit të kaluar. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: mbrëmjen e të shtunës bota do të përjetojë një nga ndeshjet më spektakolare të futbollit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *