Home / Sport / Eto-gol, Interi në finale të Kupës së Italisë

Eto-gol, Interi në finale të Kupës së Italisë

Zikaltrit janë i pari ekip finalist i Kupës së Italisë dhe do të luajnë më 5 maj me fituesen e çiftit Udineze-Roma.

Skuadra e Hoze Mourinjos mori hak për barazimin 2-2 të shtunën mbrëma, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit italian. Pas gjysmëfinales së parë të fituar 1-0 në muajin shkurt, Interi fiton edhe ndeshjen e dytë me po të njëjtin rezultat, duke siguruar biletën për në finale.

Samuel Eto shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 12-të të pjesës së dytë. Sulmuesi kamerunas u gjend i vetëm përballë portierit Frei pas asistit spektakolar të Tiago Motës dhe nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. Më 21 prill do të mësohet kundërshtari i zikaltërve në finale: Udineze apo Roma (gjysmëfinalja e parë ka përfunduar 2-0 për verdhekuqtë).

Fiorentina 0 – 1 Inter, (Eto 57’)

Fiorentina (4-4-1-1): Frey 6, De Silvestri 5,5, Kroldrup 5,5, Natali 5,5 (75′ Gobbi), Felipe 6; Marchionni 6 (62′ Santana 5,5), Montolivo 6,5, Zanetti 5,5, Vargas 5,5 (62′ Keirrison 5,5); Jovetic 6; Gilardino 6. (Seculin, Donadel, Comotto, Bolatti). Trajner: Prandelli

Inter (4-4-2): Julio Cesar 6,5; Maicon 6,5, Lucio 6,5, Materazzi 6, Cordoba 6; Zanetti 6,5, Motta 6,5 (80′ Mariga), Muntari 6, Chivu 6; Eto’o 7 (64′ Cambiasso 6), Balotelli 6 (64′ Milito 6). (Orlandoni, Sneijder, Samuel, Pandev). Trajner: Mourinho

Gjyqtar: Rizzoli

Kartonë të verdhë: Vargas (F), Cordoba, Balotelli, Thiago Motta, Chivu (I)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *