Home / Sport / Europa mban frymën, luhet Inter-Barça

Europa mban frymën, luhet Inter-Barça

Në “San Siro” do të luhet mbrëmjen e sotme gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës. Të gjithë e presin sfidën e madhe, e cila premton spektakël.

Përsëri përballë. Për herë të dytë në këtë sezon zikaltrit do të përplasen me katalanasit në Ligën e Kampionëve. Në përballjet e fazës së grupeve skuadra e Hoze Mourinjos arriti të marë një barazim pa gola në Milano, kurse në Spanjë Barcelona fitoi 2-0. Por Mourinjo, në konferencën e djeshme për shtyp, premtoi këtë herë se katalanasit do të kenë përballë një Inter më të fortë se ai i muajit nëntor.

Ashtu si në përplasjen e parë, edhe nga ndeshja e sotme klubi zikaltër do të vendosë rekord përsa i përket shumës së arkëtimeve nga biletat: plot katër milionë euro do të shkojnë sot në arkat e italianëve. Ndërkohë, çdokush që dëgjon për këtë takim, ka vetëm një pyetje: çfarë do të bëjë Interi për të ndalur Leo Mesin?

Megjithëse ishte shumë i rezervuar lidhur me formacionin, Hoze Mourinjo mund të hedhë në fushën e lojës një skemë të paprovuar më parë: 4-1-4-1. Qendra e mbrojtjes si gjithmonë do t’i besohet dyshes Lusio-Samuel. Në të majtë me shumë mundësi do aktivizohet Kordoba. Risia mund të jetë në krahun e djathtë të prapavijës, ku luan Zaneti. Para mbrojtjes do të jetë i vendosur Kambiaso, me synimin për të thyer aksionet kundërshtare. Maikon do të gjejë hapësirë në të djathtë të mesfushës, së bashku me Stankoviç-Shnajder në qendër dhe Eto në të majtë. Diego Milito do të jetë i vetmi sulmues.

Nga ana tjetër, Guardiola mund të luajë me një formacion 4-2-3-1, me treshen Pedro-Mesi-Keita (para dyshes së mesfushës Ksavi-Buskets), e cila do të mbështesë suedezin Ibrahimoviç si sulmues i vetëm. Ish-sulmuesi zikaltër rikthehet për herë të dytë në “San Siro” (ashtu si mbrojtësi brazilian Maksuell).

Inter – Barcelona, formacionet e mundshme:

Inter (4-1-4-1): Julio Cesar; Zanetti, Lucio, Samuel, Cordoba; Cambiasso; Maicon, Sneijder, Stankovic, Eto’o; Milito. (Orlandoni, Materazzi, Motta, Chivu, Muntari, Pandev, Balotelli). Trajner: Mourinho

Barcelona (4-2-3-1): Valdes; Dani Alves, Puyol, Pique’, Maxëell; Xavi, Busquets; Pedro, Messi, Keita; Ibrahimovic. (Jose’ Pinto, Milito, Jeffren, Henry, Abidal, Bojan, Toure’). Trajner: Guardiola

Gjyqtar: Benquerenca (Portugali)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *