Home / Sport / Fasli Imeri me sukses paraqitet në Itali

Fasli Imeri me sukses paraqitet në Itali

Imeri këtë sezon është paraqitur në 17-të ndeshje të ekipit të juniorëve të FC Audace Galluzzos, dhe në këto takime ka shënuar 18-të gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës.

Numri i futbollistëve të rrinjë shqiptarë që me sukses luajnë jashtë vendit është i madh, ndërsa në vend-lindje askush nuk interesohet për ta. Një rast i tillë është edhe Fasli Imeri nga fshati Llërcë e Tetovës, i cili me shumë sukses është duke u paraqitur për ekipin e juniorëve të skuadrës FC Audace Galluzzo, ku në 17 paraqitje ka shënuar 18-të gola. Ky ekip gjendet në afërsi të Firencës, ndërsa bën gara në ligat rajonale të Italisë. Fasli Imeri është futbollist 18-të vjeçar, ndërsa hapat e parë i ka bërë në shkollën e futbollit Mërgimtari të fshatit Strimnicë, nën udhëheqjen e profesorit Muzafer Livoreka. Ai më pas kaloi në shkollën e futbollit KF Reçica, për të kaluar në fund te grupmoshat e reja të Shkëndisë së Tetovës. Paraqitjet e mira bënë që ai të provojë veten jashtë vendit dhe para dy viteve ishte në provë katër ditore te ekipi i njohur Italian, Empoli. Nga kjo skuadër mbetën të kënaqur me kualitetet dhe teknikën që posedon Imeri, mirëpo mospërgatitja e duhur fizike bëri që mos të arrihet marëveshja. Megjithatë nga tabori i Empolit, prezantuesve të Imerit u është sugjeruar që ai të gjejë një skuadër nga kategoritë më të ulëta në Itali, për të arritur përgatitjen e duhur dhe më pas të provojë përsëri fatin të transferohet në këtë skuadër. FC Audace Galluzzo ishte ekipi që u zgjodh nga Imeri, për t’iu bërë një urrë kaluese në karrierën e tij, dhe mënyra se si janë duke rrjedhur gjërat për momentin, vërteton se vendimi ishte plotësisht i drejtë. Imeri këtë sezon është paraqitur në 17-të ndeshje të ekipit të juniorëve të FC Audace Galluzzos, dhe në këto takime ka shënuar 18-të gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës. Ai të shtunën e kaluar ishte përsëri titularë, mirëpo nuk gjeti rrjetën pasi skuadra e tij barazoi pa gola. Imeri deri në fund të sezonit do të jetë në ekipin aktual, ndërsa nëse vazhdon me këtë tempo, nuk përjashtohet mundësia që të transferohet në ndonjë ekip më të njohur, përfshi këtu edhe Empolin të cilët ende i ndjekin paraqitjet e tij.
Forma e mirë dhe parqitjet e suksesshme të Fasli Imerit në Itali, janë paralajmërim edhe për seleksionuesin e përfaqësueses së Maqedonisë U 19, pasi që ai padyshim se meriton të paktën t’i jepet një mundësi që t’i tregojë kualitetet e tij edhe në kombëtaren e vendit ku ka lindur.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *