Home / Lajme / Rajon / Filloi ndërtimi i Rrugës Morinë- Merdare, rruga e bashkimit kombëtar

Filloi ndërtimi i Rrugës Morinë- Merdare, rruga e bashkimit kombëtar

25 prill-
“Kjo autostradë në zemër të Kosovës bëhet një udhëkryq për të gjithë popujt e rajonit”, tha Limaj, për të theksuar se përmes autostradës Morinë-Merdare po ndërtohet rruga drejt Evropës. Ai tha se Kosova do të bëhet më tërheqëse për investime të huaja, se do të ketë dalje në det dhe se do të lidhet me rrugët e shteteve fqinje.

Me shtypjen e një butoni për shpërthimin simbolik të një sasie të eksplozivit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, homologut të tij shqiptar, Sali Berisha, presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nisi dje zyrtarisht procesi i ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare.

Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova ishin mbledhur në Prizren, qytetin më të afërt me pikën kufitare në Vërmicë, për të përcjellë ceremoninë festive të organizuar me rastin e nisjes së punimeve në autostradën Morinë-Merdare nga kompania përgjegjëse – konzorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka”. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se autostrada do t’i përmirësojë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe popujve të të dyja vendeve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, pas hyrjes së Shqipërisë në NATO, kjo ngjarje është një moment i rëndësishëm historik. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e autostradës është një “vendim madhor për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimn rajonal”.

Kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi, u shpreh i bindur se me ndërtimin e autostradës, po hapet “epoka e fuqizimit të zhvillimit ekonomik të Kosovës”. Ndërkohë, ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit në Kosovë, Fatmir Limaj, tha se me ndërtimin e autostrëdës po thehen, siç u shpreh ai, muret e së kaluarës.

“Kjo autostradë në zemër të Kosovës bëhet një udhëkryq për të gjithë popujt e rajonit”, tha Limaj, për të theksuar se përmes autostradës Morinë-Merdare po ndërtohet rruga drejt Evropës. Ai tha se Kosova do të bëhet më tërheqëse për investime të huaja, se do të ketë dalje në det dhe se do të lidhet me rrugët e shteteve fqinje.

Në ceremoninë festive me rastin e fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Merdare mori pjesë edhe një delegacion nga Tirana zyrtare, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të komunave dhe ata të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë. “Rruga e integrimit” pritet të ndërtohet gjatë tre vjetëve të ardhshëm dhe vlerësohet se do të kushtojë rreth 700 milionë euro. Gjatë kësaj periudhe kohore, sipas autoriteteve në Kosovë, do të punësohen rreth katër mijë punëtorë vendës në ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdare.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *