Home / Lajme / Maqedoni / Filloi takimi i liderëve për ndryshimet kushtetuese

Filloi takimi i liderëve për ndryshimet kushtetuese

8 prill-
“Do të kërkojmë që ligjet që në Kuvend votohen me shumicën e dyfishtë ose me shumicën e Badenterit në të njëjtën mënyrë të votohen edhe në Gjykatën kushtetuse nëse dikush ngre procedurë, deklaroi nënkrytarja e partisë Teuta Arifi. Ajo shtoi se kjo është një kërkesë e vjetër e partisë dhe se konsiderojnë se tani është momenti i duhur politik që të aktvizohet.

Urim Hasipi
Në Klubin e deputetëve pasdite filloi takimi i liderëve, në të cilin do të dakordohen ndryshimet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, në pjesën e Këshillit gjyqësor, qëllimi i së cilës është që të përforcohet pavarësia e sistemit gjyqësor dhe të rritet efikasiteti i tij.

Në takim marrin pjesë kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani, si dhe zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi dhe ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski. Sikur edhe në disa takimet e fundit të liderëve edhe kësaj radhe nuk erdhi njeriu i parë i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Liderët e partive politike më të mëdha parlamentare sot në orën 12 Materialet me propozim-ndryshimet kushtetuese në formë të shkruar veçmë u janë dërguar krerëve partiakë, siç është dakorduar në takimin të fundit të liderëve më 11 mars të këtij viti.

Propozimi, siç elaboroi kryeministri Nikolla Gruevski, përmban disa gjëra kyçe – të rritet numri i anëtarëve të Këshillit gjyqësor të zgjedhur nga radhët e gjykatësve me votim të fshehtë të drejtpërdrejtë në llogari të atyre që i propozojnë Kuvendi dhe presidenti i shtetit, ministri i Mbrojtjes të mos jetë anëtar i Këshillit dhe shkurtim të mandatit të anëtarësve i cili tani është gjashtë vjet.

Liderët e LSDM-së , BDI-së dhe DR-së, Branko Cërvenkovski, Ali Ahmeti dhe Imer Selmani dje paralajmëruan se në takimin e liderëve do të propozojnë ndryshime kushtetuese jashtë nga ato që kanë propozuar nga VMRO-DPMNE-ja që kanë të bëjnë me Këshillin gjyqësor.

LSDM-ja do të parashtrojë propozim për ndryshim, respektivisht plotësimin e nenit 52 të Kushtetutës me të cilin do të mundësohet vjetërsia e veprave penale që kanë të bëjnë me transfromimin e kapitalit shtetëror dhe shoqëror. Qëllimi është, theksoi Cërvenkovski që të mbyllet tema tabu për kriminalitet në procesin e privatizimit në shoqërinë e Maqedonisë dhe në këtë drejtim të funksionojë pa ndonjë pengesë më të ftuarit – prokuroritë dhe gjykatat.

BDI-ja kërkon në Gjykatën kushtetuese të vendoset me shumicën e Badenterit.

“Do të kërkojmë që ligjet që në Kuvend votohen me shumicën e dyfishtë ose me shumicën e Badenterit në të njëjtën mënyrë të votohen edhe në Gjykatën kushtetuse nëse dikush ngre procedurë, deklaroi nënkrytarja e partisë Teuta Arifi. Ajo shtoi se kjo është një kërkesë e vjetër e partisë dhe se konsiderojnë se tani është momenti i duhur politik që të aktvizohet.

Demokracia e Re do të kërkojë që sipas parimit të Badenterit të vendoset, përveç se në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin gjyqësor gjatë zgjedhjes së gjykatësve, por edhe gjatë miratimit të buxhetit të shtetit. “Konsiderojmë se me këto propozime janë përforcuar demokracia konsensuale dhe do të tejkalohen problemet që deri tani janë paraqitur gjatë votimit të Buxhetit dhe zgjedhjes së Këshillit gjyqësor si dhe për disa vendime të Gjykatës kushtetuese, theksoi Sulejman Rushiti nga Demokracia e Re.

Nga VMRO-DPMNE-ja shprehën gatishmëri në takimin e liderëve që të bisedohet edhe për çështje të tjera, jashtë temës. Jemi të përgatitur që të bisedojmë për çfarëdo lloj pyetje të inicuar nga subjektet relevante, theskojnë nga VMRO-DPMNE-ja, por pyejta është nëse mundet për të gjitha të arrihet marrëveshje. Sipas tyre hapësira në të cilën mund të kërkohet arritja e marrëveshjes është marrëveshja kornizë.

Ndryshimet që janë inicuar nga VMRO-DPMNE-ja konsiderojnë nga partia, janë të lidhura me reformat e sistemit gjyqësor si segment kryesor i shoqërisë dhe nuk kanë interes të ngushtë të kujtdo parite, por duhet që të jenë me interes të së gjitha subjekteve dhe për këtë presim që të marrim përkrahje nga pjesëmarrësit në takimin e liderëve.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, partia nuk do ta shtyjë në mënyrë të pavarur këtë projekt për ndryshime kushtetuese me qëllim të zbatimit të reformave gjyqësore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *