Home / Sport / Forlan e bën me ‘vaj në buzë’ Liverpoolin

Forlan e bën me ‘vaj në buzë’ Liverpoolin

Hamburger SV nga Gjermania nuk ishte në gjendje para shikuesve të vet të shënoi fitore ndaj Fulhamit. Ky ballafaqim përfundoi baras (0:0) dhe për mysafirët është një epërsi e konsiderueshme për ndeshjen e kthimit.

Futbollistët e Atletico Madridit shënojnë fitore me rezultat 1:0 kundër Liverpoolit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Europa League në futboll. Madridasit shënuan fitore të vështirë, me rezultat minimal, por që ka vlera mjaft të mira për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave. Futbollisti më i rrezikshëm i skuadrës së Atleticos, Forlan, qysh në minutat e hershëm përkatësisht minutën së 9-të shënoi golin e epërsisë 1:0. Liverpooli me gjithë përpjekjet nëpërmjet futbollistëve N’Gog e Kuyt dhe të tjerët nuk ishin të zotët që të barazojnë shifrat. Forlan më një fjalë e bëri qysh në ndeshjen e parë me “vaj në buzë” skuadrën e Liverpoolit. Spanjollët me dinakëri e ruajtën këtë epërsi dhe kanë një kapital të mirë për ndeshjen e kthimit. Trajneri i Liverpoolit, Benitez, duhet të mendojë seriozisht për ndeshjen e kthimit që ta përmbysë këtë epërsi minimale. Liverpooli në fushë të veten është skuadër që dinë të përmbysë rezultatin, por Atletico është një rivalë që shumë herë i shkon edhe jashtë fushës së vet. Hamburger SV nga Gjermania nuk ishte në gjendje para shikuesve të vet të shënoi fitore ndaj Fulhamit. Ky ballafaqim përfundoi baras (0:0) dhe për mysafirët është një epërsi e konsiderueshme për ndeshjen e kthimit. Fulhami u dëshmua skuadër shumë e papërshtatshme për skuadrat e mëdha. Anglezët më këtë synim kishin udhëtuar në drejtim të Hamburgut që të kthehen të pamposhtur, gjë të cilën e arritën me mjaft sukses. Hamburger SV duhet të mendojë për ndeshjen e kthimit në Angli, ku e pret sprovë tepër e vështirë, pasi Fulhami në fushë të veten njihet si skuadër shumë sulmuese dhe që vështirë mposhtet.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *