Home / Lajme / Maqedoni / Fuere: Duhet të gjendet shpejtë zgjidhje për kontestin rreth emrit

Fuere: Duhet të gjendet shpejtë zgjidhje për kontestin rreth emrit

6 prill-

“Të dy palët nën kryesimin e KB-së duhet të gjejnë zgjidhje. Secila iniciativë është e mirëseardhur dhe është shumë e qartë se ekziston urgjencë e madhe që të gjendet zgjidhje për këtë çështje. Sa më shpejtë të gjendet zgjidhja, aq më mirë. Tashmë është aranzhuar takim me ndërmjetësin, nga fundi i muajit dhe shpresoj se do të arrihet deri tek zgjidhja”, tha Fuerre, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske pas takimit me kryetarin e ri të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Ilmi Selami.

Urim Hasipi
Përgjigja nëse emri i vendit do të jetë “Maqedonia e Veriut” varet nga Qeveria e Maqedonisë, deklaroi euroambasadori Ervan Fuere pas vizitës së sotme në Komisionin antikorrupsion.

Nuk saktësoi nëse BE-ja do ta mbështeste atë propozim si zgjidhje të mundshme për kontestin shumëvjeçar për emrin e imponuar nga Greqia. Në mënyrë diplomatike u përgjigj se nuk është punë e tyre të japin çfarëdo lloj mendimi për këtë çështje.

“Të dy palët nën kryesimin e KB-së duhet të gjejnë zgjidhje. Secila iniciativë është e mirëseardhur dhe është shumë e qartë se ekziston urgjencë e madhe që të gjendet zgjidhje për këtë çështje. Sa më shpejtë të gjendet zgjidhja, aq më mirë. Tashmë është aranzhuar takim me ndërmjetësin, nga fundi i muajit dhe shpresoj se do të arrihet deri tek zgjidhja”, tha Fuerre, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske pas takimit me kryetarin e ri të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Ilmi Selami.

Radioja suedeze sot lajmëroi se kontesti nëntëmbëdhjetëvjeçar për emrin ndoshta është në rrugë për t’u zgjidhur. Kontesti për emrin e pengoi “IRJM”-në të bëhet anëtare e NATO-s, si dhe t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Janë zhvilluar negociata të gjata negociuese, ndërsa tani po duket se propozimi për t’u përdorur emri “Maqedonia e Veriut” do të mund të ishte zgjidhja”, kumtoi radioja.

Në intervistë për mediumet grke, ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme, Dimitris Drucas deklaroi se Greqia mund ta pranojë emrin “Maqedonia e Veriut” si zgjidhje për kontestin.

“Nëse autoritetet në Maqedoni e hedhin poshtë emrin “Maqedonia e Veriut”, do të duhet t’i sqarojnë popullit të tyre përse e privojnë atë nga perspektiva evropiane”, tha Drucas.

Fuere për vizitë tek Komisioni antikorrupsion

Euroambasadori Ervan Fuere, pas takimit të sotëm me kryetarin e ri të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Ilmi Selami rekomandoi “dukshmëri” më të madhe të Komisionit në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve ndaj këtij insitucioni.

“Zgjedhja e Selamit vjen në një moment kyç për punën e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Nga kjo arsye që edhe në Raportin e KE-së ceket se është bërë progres në luftën kundër korrupsionit, por gjithashtu se korrupsioni mbetet gjërësisht i përhapur. Ajo është arsyeja për brengosjen e madhe. Për atë shkak, Antikorrupsioni duhet ta rrisë dukshmërinë e vet, me qëllim që të rritet besimi i opinionit ndaj tij”, tha Fuere. Ai gjithashtu theksoi se është i domosdoshëm edhe mbikqyrja e të gjitha institucioneve në nivel nacional dhe lokal, si dhe i trupave të tjerë, por edhe të rritet transparenca e konsumit publik.

Kryetari i Komisionit antikorrupsion, Selami tha se e ka informuar euroambasadorin Fuere për prioritetet e Komisionit dhe se i është falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Në fund të muajit, siç paralajmëroi Fuere, anëtarët e Komisionit për parandalim të korrupsionit do të takohen me përfaqësues të BE-së.

Ilmi Selami para dy javësh u zgjodh kryetar i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, në vendin e Mirjana Dimovskës, mandati i së cilës përfundoi në shkurt.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *