Home / Lajme / Maqedoni / Fuere:Janë të nevojshme bisedime urgjente mes Maqedonisë dhe Greqisë

Fuere:Janë të nevojshme bisedime urgjente mes Maqedonisë dhe Greqisë

26 prill-
“Me këtë theksohet rëndësia qenësore për marrëveshje bilaterale mes dy palëve që të zgjidhet ky problem. Jo përmes deklaratave publike nga cilado palë se kjo çështje mund të zgjidhet, për shkak se mund të çojë vetëm deri te moskuptimet. Por, koha me të vërtetë është e shkurtër”, deklaroi Fuere sot në press-konferencën në të cilën i promovonte aktivitetet për manifestimin e Ditës Evropiane 2010.

Urim Hasipi
Deklarata e kryeministrit Nikolla Gruevski në të cilën thuhet se përderisa ndërmjetësuesi Metju Nimic edhe zyrtrisht bën propozimin “Republika Maqedonia Veriore” për përdorim të përgjithshëm, ai do të votonte kundër në referedumin që ishte shpallur, për euroambasadorin Ervan Fuere e tregon urgjentshmërinë për bisedimet bilaterale mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Me këtë theksohet rëndësia qenësore për marrëveshje bilaterale mes dy palëve që të zgjidhet ky problem. Jo përmes deklaratave publike nga cilado palë se kjo çështje mund të zgjidhet, për shkak se mund të çojë vetëm deri te moskuptimet. Por, koha me të vërtetë është e shkurtër”, deklaroi Fuere sot në press-konferencën në të cilën i promovonte aktivitetet për manifestimin e Ditës Evropiane 2010.

Sipas Fuere, paralajmërimet për referendum për këtë çështje, potencon, janë tejet të hershme për shkak se nuk kemi ardhur deri te faza për negociata finale dhe zgjidhje të çështjes.

Ai përsëriti se ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Migel Anhel Moratinos theksoi se akoma ekzistojnë mundësi të hapura të gjendet kopromis, me qëllim të gjendet zgjidhje dhe t’i mundësohet Maqedonisë të lëvizë para.

Fuere e porositi Qeverinë që të jetë më e kujdesshme në reforma, të cilat janë nga rëndësia esenciale për të ardhmen e vendit, si dhe esenciale për procesin e hyrjes së vendit në BE. Shprehu shpresë se do të arrihet përparim në shtatë javët e ardhshme para mbajtjes së takimit të Këshillit të BE-së. Këshilli, potencon, është i përkushtuar që Maqedonia të marrë datën për fillimin e negociatave gjatë kohës së presidencës spanjolle.

Në pyetjen e gazetarëve se a mund të jetë veto e dytë për Maqedoninë vendosja e Ligjit për antidiskriminim, Fuere shprehu keqardhje që nga ana e Qeverisë nuk është zbatuar në raport me ligjet e rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe në raport me respektimin e të drejtave të njeriut, por edhe kryesisht në procesin e hyrjes.

“Ligji nuk është në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe për fat të keq nuk është i vetmi. Ligjet e fundit të miratuara e largojnë vendin nga BE-ja. Nëse vazhdohet do të minohet i tërë procesi i arritur në vitin 2009”, vlerësoi euroambasdori Fuere dhe apeloi deri te Qeveria dhe deri te të gjitha partitë politike t’i dëgjojnë këshillat të cilat vijnë nga BE-ja, por edhe t’i dëgjojnë qytetarët e tyre.

Në lidhje me letrën nga komisari për zgjerim i BE-së, Shtefan File, Fuere informon se e ka rekomanduar që më 1 prill personalisht deri te Zyrja e kryeministrit, si dhe kopje të tij me përkthim deri te koordinatorja e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva më 6 prill të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *