Home / Lajme / Maqedoni / Gazeta Koha akuzon grupacionin e Ramkovskit për plagjiaturë

Gazeta Koha akuzon grupacionin e Ramkovskit për plagjiaturë

27 prill-
Qëllimi i kësaj konference është se ditëve të fundit një pjesë e kolegëve tanë gazetarë, u munduan t’i japin prapavijë politike këtij vendimi. Me keqardhje duhet të konstatoj se redaktorët e TV A1, gazetës Vreme dhe Shpic, në vend që t’i shërbejnë të vërtetës, ata zgjodhën ta vrasin atë, pasi që u munduan që një kontest të pastër pronësoro- intelektual ta zëvendësojnë me gjoja presionin politik”, thuhet më tej në konferencën e drejtuesve të gazetës Koha.

Duke filluar nga 8 marsi i këtij viti, në treg, në kundërshtim me Ligjin për pronësi intelektuale dhe Ligje të tjera, është paraqitur një gazetë e quajtur Koha e Re. Kështu akuzuan sot drejtuesit e gazetës Koha në një konferencë për media.

Sipas tyre kjo gazetë, që është pjesë e grupacionit të Velija Ramkovskit, që nga fillimi ka shkelur ligjin për pronësi intelektuale në nenin 206, duke krijuar huti në opinion dhe duke dashur të shfrytëzojë kredibilitetin e një gazete tjetër, në këtë rast gazetës sonë KOHA, e cila që nga viti 2007 posedon vendimin për shfrytëzimin ekskluziv të brendit tonë i siguruar nga Institucionet përkatëse të vendit, thuhet konferecën e gazetës Koha drejtuar mediave.

Si theksohet në kumtesë që nga 22 prilli i këtij viti, Koha ka adresuar tre kërkesa deri te institucionet kompetente të vendit, në Gjykatën e Shkupit, në Inspektoratin e Tregut, si dhe në Trupin koordinues për mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe industriale, ku Koha thotë se kanë kërkuar të merren të gjitha masat e nevojshme, për respektimin e ligjit.

“Edhe pse me vonesë, ky vendim u soll dhe gazeta-plagjiat KOHA e Re prej dje nuk del më në tregun medial të vendit”, thuhet në konferencë.

Sipas drejtuesve të Kohës, arsyet e tyre nuk u përfillën me kohë nga stafi dhe pronari i kësaj gazete, përkundër paralajmerimeve si thonë ata, që u kanë dërguar që nga dita e parë.

“Qëllimi i kësaj konference është se ditëve të fundit një pjesë e kolegëve tanë gazetarë, u munduan t’i japin prapavijë politike këtij vendimi. Me keqardhje duhet të konstatoj se redaktorët e TV A1, gazetës Vreme dhe Shpic, në vend që t’i shërbejnë të vërtetës, ata zgjodhën ta vrasin atë, pasi që u munduan që një kontest të pastër pronësoro- intelektual ta zëvendësojnë me gjoja presionin politik”, thuhet më tej në konferencën e drejtuesve të gazetës Koha.

Gazeta KOHA nuk është kundër hapjes së gazetave tjera në gjuhën shqipe, pavarësisht nëse për këtë shprehin dëshirë edhe biznesmenët joshqiptare, thuhet më tej.

“Mirëpo ne nuk do të lejojmë që dikush ta vjedhë të drejtën tonë autoriale mbi brendin e gazetës KOHA, pronarë të së cilës jemi ne. Ndaj i ftojmë kolegët tanë qe të mos lejojnë të keqpërdoren nga biznesmenë të caktuar për të na vjedhur brendin tonë. Nëse duan të bëjnë gazetë, mjafton të zgjedhin një emër qe nuk bie ndesh me ligjet e vendit, ndërsa ne do te jemi te parët qe do t’u urojmë punë të mbarë”, thuhet në fund të kumtesës së Kohës

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *