Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet i vdekur 55 vjeçari ne Rakovec

Gjendet i vdekur 55 vjeçari ne Rakovec

26 prill-
Sipas rrëfimit të djalit, I cili ishte dërguar nga familja pas vonesës së prindit dhe mbi shpinën e prindit të tij ka pasur një gurrë të madh. Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe disa fshatarë të tjerë të cilët pasi e kanë larguar gurrin nga trupi e kanë dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku është konstatuar vdekja e tij, bëri të ditur Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë

55 vjeçari Z.XH nga fshati Rakovec komuna e Bogovijës, të dielën rreth orës 18 e 30 minuta është gjetur i vdekur në afërsi të fshatit në vendin e quajtur “Rudina” ku edhe ka qenë duke ruajtur bagetinë, njoftoi policia e Tetovës.

Me plagë në kokë dhe në duar, atë e ka gjetur djali i tij 13 vjeçar. Sipas rrëfimit të djalit, I cili ishte dërguar nga familja pas vonesës së prindit dhe mbi shpinën e prindit të tij ka pasur një gurrë të madh.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe disa fshatarë të tjerë të cilët pasi e kanë larguar gurrin nga trupi e kanë dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku është konstatuar vdekja e tij, bëri të ditur Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Dje dhe sot janë bërë hetime ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Policia e Tetovës ndërmer masa dhe aktivitete për ndriçimin e këtij rasti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *