Home / Lajme / Maqedoni / Gros: Vdekja e presidentit Trajkovski është vrasje, e jo aksident

Gros: Vdekja e presidentit Trajkovski është vrasje, e jo aksident

28 prill-
“Në rrëzimin e aeroplanëve të Hamerskjeld dhe të presidentit Borios Trajkovski ka tregues të qartë se ato fatkeqësi nuk janë raste fatkeqe. Ato ishin vrasje”, theksoi Gros.

Rrëzimi i aeroplanit të presidentit Boris Trajkovski nuk është aksident, por vrasje, mendon deputeti zviceran në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, Andreas Gros.

Ai e paraqiti qëndrimin për vdekjen e Trajkovskit në debatin e djeshëm në Strasburg për aktivitetet e Byrosë së Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, duke e kritikuar krahasimin që e bënë disa parlamentarë për fatkeqësinë e aeroplanit të presidentit polak Leh Kaçinksi me fatkeqësitë ajrore të presidentit të Maqedonisë në vitin 2004 dhe të Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Dag Hamerskjeld në vitin 1961.

Paralelja, sipas grosit, është fatkeqe, sepse, edhe pse në të tre rastet janë rrëzuar aeroplanët, këtu përfundon krahasimi, transmetoi Dojçe Vele.

“Në rrëzimin e aeroplanëve të Hamerskjeld dhe të presidentit Borios Trajkovski ka tregues të qartë se ato fatkeqësi nuk janë raste fatkeqe. Ato ishin vrasje”, theksoi Gros.

Sipas Andreas Gros, faji për rastin me vdekjen e Boris Trajkovskit “duhet të kërkohet në Perëndim, e jo në Lindje”.

Pohimet e këtilla të Grosit i kontestoi deputeti i Maqedonisë, Igor Ivanovski, sipas të cilit asgjë nuk lejon që të nxirret një konkludim i tillë. Në dobi të qëndrimit të tij, Ivanovski iu referua raportit të Andreas Gros, në të cilin ai konkludoi se bëhet fjalë për rast fatkeq, edhe pse rreth tij mbeten të hapura dhe pa përgjigje shumë pyetje

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *