Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Reagimi i komunitetit ndërkombëtar nuk ka të bëjë me mua

Gruevski: Reagimi i komunitetit ndërkombëtar nuk ka të bëjë me mua

29 prill-
“Çdoherë jemi të përgatitur për t’i përmirësuar të gjitha gabimet dhe anomalitë, që është normale të ndodhin”, thotë kryeministri. theksoi se qytetarët në zgjedhjet e ardhshme do të thonë nëse janë të kënaqur nga puna e Qeverisë apo jo.

Reagimi (i BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së), para së gjithash, ka të bëjë me individë të cilët i bëjnë obstruksion Marrëveshjes së Ohrit. Kjo Qeveri tërësisht është e përkushtuar për implementimin e tij dhe ashtu do të mbetet. Qeveria po punon me të gjitha forcat për t’i përmirësuar punët në shtet në çdo plan. Po bëjmë gjithçka është në fuqinë tonë që të plotësohet edhe programi i Qeverisë dhe pjesët të cilat kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike, zbatimin e Marrëveshjes kornizl, luftën kundlr krimit dhe korrupsionit, zhvillimin e ekonomisë, arsimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Këtë e deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski, si përgjigje ndaj pyetjes së deputetit Andrej petrov nga LSDM, i cili pyeti se në cilin drejtim po lëvizë Republika e Maqedonisë, duke cekur më pas disa raste në vend, gjatë periudhës së shkuar.

Gruevski shtoi se gjithashtu Qeveria do të punojë në zgjidhjen e problemeve të cilat vazhdimisht po paraqiten, e të cilat paraprakisht nuk është mundur të parashihen, si dhe në punë të cilat janë trashëguar si probleme nga Qeveria e përparshme dhe punë të cilat vijnë si tregim i dobësive nga komuniteti ndërkombëtar, ekspertë, opozita, mediumet…

“Çdoherë jemi të përgatitur për t’i përmirësuar të gjitha gabimet dhe anomalitë, që është normale të ndodhin”, thotë kryeministri. theksoi se qytetarët në zgjedhjet e ardhshme do të thonë nëse janë të kënaqur nga puna e Qeverisë apo jo.

Petrov mendon se përgjigja e kryeministrit është kontradiktore dhe se nuk dha përgjigje në pyetjen se në cilin drejtim po lëvizë vendi.

“Përgjegjësia juaj është në vendin e parë dhe nuk mundet dikush tjetër ta marrë përgjegjësinë”, tha Petrov.

Paraprakisht, deputetja e LSDM-së, Vesna Bendevska u deklarua si e pakënaqur nga përgjigjet me shkrim nga Prokuroria publike, të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e urës në lumin Vardar në komunën e Shkupit – Saraj, për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, për të cilin, sipas dokumentacionit, prokuroria nuk ka gjetur se njëkohësisht ka marrë rrogë edhe nga Kuvendi e edhe nga Qeveria, si dhe për dhënien me qira të parkingut të Kuvendit.

Bendevska e akuzoi prokurorin publik Shvërgovski se do të mund të niste hetim lidhur me parkingun tek Parlamenti, vetëm në bazë të datës së kumtimit të ankandit elektronik, i cili duhej të ndodhte më 13 tetor e jo një javë më vonë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *