Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski referendum për emrin, s`ka zgjedhje të parakohshme

Gruevski referendum për emrin, s`ka zgjedhje të parakohshme

25 prill

Lidhur me zërat për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, Gruevski ka përjashtuar këtë duke shtuar se nuk planifikohen ato. “Nuk planifikojmë zgjedhje të parakohshme. Nuk e dijë se përse pyesin vazhdimisht për zgjedhje”, ka theksuar kryeministri.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka përsëritur faktin gjatë fundjavës se referendumi do të jetë i pashmangshëm lidhur me çështjen e emrit. Qëndrimi i tij i shprehur është se ai do të jap përgjigje negative në rast se do të organizohej referendum për propozimin Republika e Maqedonisë Veriore. “Qeveria ka qëndrim dhe ne në programin tonë kemi qëndrimin tonë. Por në pyetjen tuaj konkrete, nëse në referendum shtrohet pyetja Republika e Maqedonisë Veriore për përdorim të përgjithshëm unë do të kisha votuar kundër”, ka theksuar Gruevski në një intervistë në emisionin “NE”.

Lidhur me zërat për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, Gruevski ka përjashtuar këtë duke shtuar se nuk planifikohen ato. “Nuk planifikojmë zgjedhje të parakohshme. Nuk e dijë se përse pyesin vazhdimisht për zgjedhje”, ka theksuar kryeministri.

I akuzuar për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, kryeministri Gruevski ka shtuar se nuk bëhet fjalë për përkeqësim por për zhvillime që janë pjesë e një vendi demokratik, ku sipas tij, është normale të ketë qëndrime të kundërta, tensione dhe mospajtime. Ai ka mohuar se nuk funksionon koalicioni qeveritar, duke shtuar se Qeveria udhëheq një politikë të balancuar dhe se ajo ka investuar në mjaft projekte që janë të rëndësishme për shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *