Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski u takua me presidentin e Shqipërisë Bamir Topin

Gruevski u takua me presidentin e Shqipërisë Bamir Topin

14 prill-
Synimi i përbashkët është acancimi shtesë i marrëdhënieve ekonomike. Në këtë drejtim është shprehur kushtueshmëria për fokusimin e realizimit të projekteve nga Korridori 8 nga sfera e infrastrukturës rrugore, hekururdhore dhe energjetike.

Urim Hasipi
Shkup-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i cili po qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni, sot u takua me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Gruevski dhe Topi, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takim i përshëndetën marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve dhe përparimin e vazhdueshëm të tyre në frymën e bashkëpunimit dhe respektimin e ndërsjellë.

Kryeministri Gruevski e theksoi gadishmërinë e Republikës së Maqedonisë të këmbejë përvoja me Republikën e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimeeve evropiane.

Synimi i përbashkët është acancimi shtesë i marrëdhënieve ekonomike. Në këtë drejtim është shprehur kushtueshmëria për fokusimin e realizimit të projekteve nga Korridori 8 nga sfera e infrastrukturës rrugore, hekururdhore dhe energjetike.

Të dyja palët shprehën gadishmëri për përparimin e bashkëpunimit edhe në sferën e turizmit, bujqësisë, për qasjen e përbashkët në tregjet e treta, si dhe për zhvillimin e bashkëpunimit kulturor.

Ishte theksuar edhe kushtueshmëria e fuqishme e përbashkët e të dy vendeve për integrimin në sistemet euro-atlantike, si kusht për stabilitet të qëndrueshëm të rajonit të Evropës Juglindore, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *