Home / Sport / Guardiola “humbet” Ibrën për ndeshjen me Arsenalin

Guardiola “humbet” Ibrën për ndeshjen me Arsenalin

Sulmuesi suedez nuk do të jetë i gatshëm për çerekfinalen e kthimit të martën përballë “Topçinjve” në “Kamp Nou”.

Ish-sulmuesi i Interit pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë gjatë seancës së nxemjes para ndeshjes me Atletik Bilbaon në kampionat. Me shumë mundësi vendin e tij në formacionin që do të zbresë në fushë ndaj anglezëve do ta zërë Bojan Krkiç, që po tregon një formë të mirë gjatë javëve të fundit.

Një telash më tepër për Guardiolën, i cili duhet të bëjë edhe pa dy qendërmbrojtësit, Karles Pujol dhe Zherrard Pike. Gjithashtu, me shumë mundësi edhe Andres Iniesta duhet ta ndjekë çerekfinalen e kthimit nga shkallët e stadiumit. Përveç Arsenalit, Ibrahimoviç rrezikon të mos luajë as në “Klasiken” me Realin në fundjavë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *