Home / Sport / Guardiola: Përballë Interit, e vështirë

Guardiola: Përballë Interit, e vështirë

Sipas trajnerit katalanas, gjysmëfinalja e Championsit përballë Interit në “San Siro” nuk ka për të qenë aspak e lehtë për ekipin e tij.

Sigurisht që 14 orët e udhëtimit me autobus për në Milano nuk janë mënyra më e mirë për të përgatitur një ndeshje të një rëndësie të tillë. Megjithatë, Pep Guardiola e merr me shaka dhe në konferencën e shtypit para sfidës me zikaltrit, hedh edhe disa batuta: “Për fat të mirë Interi eliminoi CSKA-në e Moskës…”.

Duke iu rikthyer ndeshjes në fushën e lojës, Guardiola nuk është dakord me përcaktimin e Barcelonës si favorite për të triumfuar. “Luajmë kundër një skuadre çfarëdo, por kundër interit, që ka fituar katër kampionatet e fundit dhe që të fut frikën me lojtarët që ka. Ata kanë fituar pesë ndeshjet e fundit në Champions dhe duan të bëjnë historinë”, shtoi trajneri katalanas.

Megjithatë, për Guardiolën, Barça do synojë të hedhë një hap drejt finales: “Duhet të bëjmë detyrën, do kërkojmë të mbajmë nivelin që kemi treguar deri tani. Një gol në fushë kundërshtare do të ishte pozitiv për ne. Duam të luajmë në finale, ky është motivi që na shtyn përpara”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *