Home / Lajme / Rajon / Haradinaj: Të ndihmohen shqiptarët e Luginës së Preshevës

Haradinaj: Të ndihmohen shqiptarët e Luginës së Preshevës

17 prill-
Lugina e Preshevës është pjesa më e pazhvilluar ekonomikisht në Serbi. Ky konstatim doli pas një takimi që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, kishte me kryetarin e partisë për Veprim Demokratik në Luginë të Preshevës Riza Halimi, kryetarin e Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu.

Raportet ekzistuese mes Kosovës dhe Serbisë, janë edhe pengesat kryesore për integrimin dhe zhvillimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës gjatë një takimi më kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kërkuan ndihmën e institucioneve dhe partive politike në sferën e arsimit dhe ekonomisë.

Lugina e Preshevës është pjesa më e pazhvilluar ekonomikisht në Serbi. Ky konstatim doli pas një takimi që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, kishte me kryetarin e partisë për Veprim Demokratik në Luginë të Preshevës Riza Halimi, kryetarin e Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu.

Halimi, tha se shqiptarët e atjeshëm, nuk janë të kënaqur me tretmanin që kanë në shtetin serb. Ai tha se problemet që eksitojnë atje, nuk kanë një formulë zgjidhjeje dhe sipas tij, pengesa më e madhe janë raportet e krijuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq Jonuz Musliu kryetar i Progresit Demokratik dhe kryetar i Kuvendit të Bujanocit, mendon se Lugina e Preshevës nuk ka problem vetëm në fushën e arsimit dhe ekonomisë. Ai tha se probleme të mëdha ka edhe në sferën politike. Sipas tij, raportet mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do të duhej të ishin pengesë për zhvillimin e kësaj ane.

Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tha se institucionet e Kosovës e kanë për detyrë që të angazhohen më shumë që shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Ka tema që ne mundemi me ndihmuar me kujdes dhe nuk guxojmë ta pranojmë logjikën se për shkak të këtyre raporteve ne nuk guxojmë t’i ndihmojmë njerëzit atje, ose me shpreh interesimin. Përkundrazi mendojmë se është edhe një kontribut pozitiv edhe për relaksimin e rajonit”, tha Haradinaj.

Pas këtij takimi kryetari i AAK-së Haradinaj, edhe një herë ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për zhytjen e thellë në krim dhe korrupsion. Ai me këtë rast tha se vendi nuk ka gjasë të zhvillohet nëse qeveria vazhdon të punojë me këtë trend të keq qeverisjes. /RTK/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *