Home / Lajme / Rajon / Helikopteri i Berishës, ulje të detyruar në Gjadër

Helikopteri i Berishës, ulje të detyruar në Gjadër

28 prill-
Arsyeja e një ulje të detyruar të helikopterit ka qenë pikërisht sinjali i alarmit që ka dhënë helikopteri teksa kryeministri ndodhej mbi zonën e Pukës. Një nga sinjalet spiune të sistemit të motorit ka lajmëruar për defekt dhe menjëherë, për të mos rrezikuar avari më të rëndë, pilotët kanë bërë ulje të detyruar.

Udhëtimi me autoveturë, për kryeministrin Sali Berisha, duket se mbetet mjeti më i sigurt dhe më i shpejtë për të mbërritur në Tiranë nga udhëtimet e tij.

Pak ditë pasi u detyrua të udhëtojë më tepër se një mijë kilometra me autoveturë për t’u kthyer në Shqipëri pas bllokimit në Bruksel nga hiri vullkanik, kryeministri është detyruar të ndërpresë një tjetër fluturim dhe të udhëtojë sërish me makinë drejt Tiranës.

Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë më parë, kur kryeministri Sali Berisha po kthehej me helikopter nga Prizreni, pas ceremonisë për nisjen e punimeve të autostradës së re për autostradën Morinë-Merdare, vazhdim i autostradës Durrës-Morinë.

Pikërisht, pasditen e të dielës, helikopteri që transportonte kreun e qeverisë ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin ushtarak të Gjadrit në Lezhë. Sipas “TCH”, ulja ka vënë në alarm Gardën e Republikës dhe repartin e helikopterëve të Farkës. Menjëherë në Gjadër ka mbërritur eskorta që ka siguruar transportin e kryeministrit në rrugë tokësore për në kryeqytet.

Arsyeja e një ulje të detyruar të helikopterit ka qenë pikërisht sinjali i alarmit që ka dhënë helikopteri teksa kryeministri ndodhej mbi zonën e Pukës. Një nga sinjalet spiune të sistemit të motorit ka lajmëruar për defekt dhe menjëherë, për të mos rrezikuar avari më të rëndë, pilotët kanë bërë ulje të detyruar.

Pak pas largimit të kryeministrit në Gjadër ka mbërritur një ekip teknikësh. Ata kanë verifikuar se shkak i sinjalit për defektin ishte prania e grimcave metalike në sistemin e transmisionit.

Pas riparimit, helikopteri është larguar pasditen e së hënës nga aeroporti i Gjadrit për në drejtim të kryeqytetit.

Sipas lajmit të publikuar të martën, në pistën e aeroportit në vendin ku helikopteri qëndroi për 24 orë ndodhet një njollë e konsiderueshme vaji e derdhur, e mbetur pas punimeve të teknikëve me helikopterin.

Helikopteri për shërbimet VIP është i llojit A109C Hirundo. /TCH

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *