Home / Lajme / Maqedoni / Hetohet marrja me kontrabandim e pjesëtarëve rumunë të EULEX-it

Hetohet marrja me kontrabandim e pjesëtarëve rumunë të EULEX-it

21 prill-
Doganave të Maqedonisë njoftoi se bëhet fjalë për 17 shtetas rumunë, duke përfshirë edhe shoferin, të cilët po udhëtonin me autobusin zyrtar të EULEX-it. Gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur 341 pako cigaresh të llojeve “Bond”, “Monte Karlo”, “Manchester”, “Pall Mall”, “Winston”, “Lucky Strike” dhe “LM”, si dhe 133 litra pije alkoolike të llojeve të ndryshme

Ndalimin dhe kontrabandimin e shtetasve e ka konfirmuar edhe EULEX-i. Lidhur me këtë incident në kufirin me Maqedoninë është njoftuar edhe shefi i misionit, Yves de Karmabon.

“Shefi i misionit është informuar nga personi kontaktues për shtetasit rumunë në lidhje me incidentin e ndodhur në kufirin me IRJM, ku të përfshirë ishin pjesëtarët rumunë të EULEX-it.

Shefi i misionit veproi menjëherë dhe e informoi Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Prishtinë dhe autoritetet e tij më të larta në Bruksel në lidhje këtë çështje. EULEX-i i trajton këto raporte me një seriozitet të jashtëzakonshëm dhe me këtë rast shefi i misionit ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të hollësishëm të këtij rasti”, thuhet në një komunikatë.

EULEX-i posedon një kod të rreptë të mirësjelljes dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të duhura. “EULEX-i dëshiron të theksojë së autoritet rumune janë duke u marrë urgjentisht me këtë rast, veçanërisht pasi ai ka ndodhur jashtë Kosovës dhe ku u përfshinë pjesëtarët rumunë të misionit që ishin në pushim”, thuhet në komunikatë.

Shtetas rumunë, punonjës në misionin evropian të sundimit të ligjin në Kosovë, EULEX ishin përfshirë në kontrabandën e cigareve dhe pijeve alkoolike, të cilët u kapën të martën pasdite në vendkalimin kufitar Bllacë. Drejtoria e Doganave të Maqedonisë njoftoi se bëhet fjalë për 17 shtetas rumunë, duke përfshirë edhe shoferin, të cilët po udhëtonin me autobusin zyrtar të EULEX-it.

Gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur 341 pako cigaresh të llojeve “Bond”, “Monte Karlo”, “Manchester”, “Pall Mall”, “Winston”, “Lucky Strike” dhe “LM”, si dhe 133 litra pije alkoolike të llojeve të ndryshme.

“Gjatë bisedës informative është vërtetuar se malli i paligjshëm i takonte shoferit të autobusit dhe udhëtarëve të tjerë”, njoftoi shërbimi për informim i Doganës së Maqedonisë. I tërë malli është konfiskuar, ndërsa ndaj shoferit dhe udhëtarëve do të ngriten aktpadi penale dhe hetime plotësuese.

Drejtoria e Doganave po shqyrton mundësinë për aplikimin e kontrolleve në veturat zyrtare të misioneve diplomatike në Kosovë, të cilët shfrytëzojnë kufirin dhe territorin e Maqedonisë, si destinacion tranzitor

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *