Home / Sport / Higuain: Shpresoj që Barça të lodhet nga Championsi

Higuain: Shpresoj që Barça të lodhet nga Championsi

Argjentinasi i Realit të Madridit, Gonzalo Higuain, shpreson që lodhja e katalanasve në Ligën e Kampionëve të ndikojë në formën e tyre në kampionat.

“Nuk kam dyshime në aftësinë tonë për të fituar kampionatin. Pasi humbëm me Barcelonën, të gjithë menduan se Primera Divizioni përfundoi. Por janë edhe pesë ndeshje për t’u luajtur deri në fund dhe ne mund të rikthehemi. Ekipi ka vetëbesim”, deklaroi Higuain për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”.

Më tej bomberi argjentinas shtoi: “Nëse e përfundojmë kampionatin me 98 pikë (nëse Reali i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura – g.s), është një arritje e madhe për ne. Gjithashtu, nëse Barcelona e kalon këtë kuotë, meriton komplimente. Shpresoj që ata të lodhen në Champions”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *