Home / Lajme / Maqedoni / Humbi jetën një minator në ‘Sasa

Humbi jetën një minator në ‘Sasa

7 prill-
Sipas zëdhënëses të SPB-së Snezhana Saneva, trupi i minatorit të vdekur akoma ndodhet në zgafellën e minierës ku ekipet e stacionit policor nga Maqedonska Kamenica, gjykatësi hetues, Prokurori kryesor publik dhe inspektori shtetëror kryejnë ekspretizë në vendin e ngjarjes

Në minierën për plumb dhe zink “Sasa” – Makedonska Kamenicë në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 5 e 30 minuta e humbi jetën minatori 50-vjeçar Gjorgji S.

Sipas zëdhënëses të SPB-së Snezhana Saneva, trupi i minatorit të vdekur akoma ndodhet në zgafellën e minierës ku ekipet e stacionit policor nga Maqedonska Kamenica, gjykatësi hetues, Prokurori kryesor publik dhe inspektori shtetëror kryejnë ekspretizë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, minatori e humbi jetën përderisa ka bërë gërmimin e xehes në zgafellë me ç’rast në momentin kritik mbi të ka rënë rrëmore nga shkëmbinjtë.

Saneva thotë se informacione më të hollësishme për fatkeqësinë do të publikohen pas përfundimit të hetimit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *