Home / Sport / Interi në finale, ”jashtëtokësorët” në shtëpi

Interi në finale, ”jashtëtokësorët” në shtëpi

Ndonëse pësuan humbje me rezultat 0:1, futbollistët e Interit janë plasuar në finale të Ligës së Kampionëve, duke iu falënderuar epërsisë nga ndeshja e parë 3:1.

Takimi i së mërkurës në “Nou Kamp”, përfundoi me fitoren e Barcelonës me rezultat 1:0, me golin e Pike në minutën 84.

Në pjesën e parë skuadrat krijuan pak raste për shënim dhe në përgjithësi 45 minutat e parë u karakterizuan me një lojë të fortë.

Në 15 minutat e parë ishim dëshmitarë të dominimit të katalonasve, por mbrojtja e Interit u tregua e vëmendshme, duke mos lejuar që të tundet porta e tij.

Rastin e parë Barcelona e humbi në minutën 23, kur Pedros goditi nga një distancë prej dhjetë metrash, por topi përfundoi pranë portës.

Në minutën 29 lojtari i Interit Tiago Mota mori kartonin e dytë të verdhë, pasi goditi me dorë në fytyrë futbollistin vendës Sergio. Kjo shkaktoi pakënaqësi në radhët e mysafirëve, të cilët protestuan por kjo nuk e ndërroi mendimin e gjyqtarit të takimit.

Tre minuta më vonë, Leo Mesi nga 25 metra godet topin fuqishëm, por portieri i Interit intervenon në mënyrë brilante, duke ruajtur portën e tij të paprekur.

Një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Ibrahimoviq nga gjuajtja e lirë dërgon një projektil nga 35 metra, por topi përfundoi jashtë portës.

Ndeshja e parë e zhvilluar para një jave përfundoi me fitoren e Interit me rezultat 3:1. Në finale Inter do të ndeshet më 22 maj me Bajernin e Munihut, i cili mbrëmë në ndeshjen e parë gjysmëfinale eliminoi skuadrën franceze Olimpik Lion.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *