Home / Sport / KA “LIRIA” ME SUKSES U PARAQIT NË TIRANË

KA “LIRIA” ME SUKSES U PARAQIT NË TIRANË

Paraqitjet e këtij klubi në këto gara ishin shumë të suksesshme, pasi që në përgjithsi arritën të marrin 4 vende të para, dy vende të dyta dhe tre vende të treta. Ekipi u prezantua me gjithsej 10-të garues prej të cilëve 6-të femra dhe 4 meshkuj.

Klubi i Atletikës “ LIRIA “ nga Shkupi, të mërkurën morri pjesë në garat kombëtare për moshat 13-15 vjet që u zhvilluan në stadiumin kombëtarë “Qemal Stafa“ në Tiranë. Paraqitjet e këtij klubi në këto gara ishin shumë të suksesshme, pasi që në përgjithsi arritën të marrin 4 vende të para, dy vende të dyta dhe tre vende të treta. Ekipi u prezantua me gjithsej 10-të garues prej të cilëve 6-të femra dhe 4 meshkuj.
“Në Tiranë arriëm pas 14 orë udhëtimi. Shkaku i kësaj rruge shumë të gjatë ishte se organet kufitare nuk na lejuan kalimin e rregullt në vendkalimin “Qafë Thanë”, dhe ishim të detyruar të shkojmë përmes Kosovës. Për fat të këq kalimi i tunelit në Shqipëri kishte qenë i ndaluar, kështu që u detyruam të udhëtojmë përmes rrugës së vjetër. Megjithatë edhe përkundër rrugës së gjatë dhe të mundimshme, atletët dhe atletet tona treguan sukses të mirë, që e befasoi të gjithë stafin e ekipit”, – deklaroi trajneri Rahman Alija, i kënaqur me paraqitjet e atletëve të tij.
Në konkurencë të femrave në garën 50-të metra me pengesa, vendi i parë i takoi garueses së KA LIRIA, Drita Islamit dhe kohë 8-të sekona e 84 të qindtat. Edhe vendi i dytë i takoi këtij ekipi, pasi aty u gjet Valbona Selimi me vetëm 10-të të qindtat vonesë prej vendit të parë.
Në disiplinën 100 metra për femra të trija pozitat e piedestalit i takuan KA LIRIA, pasi Valbona Selimi ishte e para, Sermedie Latifova u rradhit e dyta, ndërsa vendi i tretë i takoi fitueses së garës në 50 metra me pengesa Drita Islami.
Në garën e 1000 metrave për femra fituese doli Ajsel Ahmetovska me kohë 3 minuta e 39-të sekonda.
Klubi i Atletikës Liria përmirësoi edhe jë rekord të vetin, kur në garën e stafetës 4X100 metra zurën vendin e parë me kohën 52 sekonda e 23 të qindtat.
Xheneta Shabani zuri vendin e dytë në kërcimet së gjati me rezultat 4 metra e 59 centimetra, ndërsa e treta në këtë garë ishte Valbona Selimi e cila kërceu 4 metra e 41 centimetër.
KA LIRIA për herë të parë garoi edhe në konkurencë të meshkujve duke arritur rezultate të kënaqshme. Në hudhjen e gjylës vendin e 6-të e zuri Bujar Ramadani, ndërsa në hedhjen e diskut Hebip Hebipi u rradhit i 7-ti. Ndërkohë në disiplinën 100 metrave Erhan Idrizi zuri vendin e 7-të, ndërsa Blerim Hasallari ishte i 9-ti në disiplinën kërcim për së gjati..

Ja edhe rezultatet:
50 m/pengesa: Vendi parë: Drita Islami me kohë 8.84 sek.
Vendi i dytë : Valbona Selimi me 8.94 sek.

100 m.: Vendi i parë: Valbona Selimi me kohë 13.34 sek.
Vendi i dytë : Sermedia Latifova me 13.51 sek.
Vendi i tretë: Drita Islami me 13.66 sek.

1000 m Vendi i parë : Ajsel Ahmetovska me rezultat 3 minutë e 39 sek.

Stafeta 4 X 100 m: Vendi i parë me rezultat 53.23 sek. Rekord i klubit.

Kërcimet së gjati: Vendi i dytë: Xheneta Shabani me rezultat 4m e 59 cm.
Vendi i tretë:Valbona Selimi me rezultat 4m e 41 cm.
Në katergori të femrave garoi edhe Aida Saidi e cila akoma si ka mbushur 13 vjet, por arriti rezultat personal në 100 m.

Në kategorinë e meshkujve KA LIRIA është prezantuar për herë të parë edhe ate me dy garues në hudhjen e gjyles dhe diskut. Bujar Ramadani zuri vendin e gjashtë dhe Hebip Hebipi vendin e nëntë. Kurse në 100 m dhe kërcime së gjati garuan Erhan Idrizi dhe Blerim Hasallari të cilët u klasifikuan si 7 dhe i 9-ti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *