Home / Sport / Kaka, mungesa e sigurt përballë Barcelonës

Kaka, mungesa e sigurt përballë Barcelonës

Asi brazilian vazhdon të vuajë nga hernia dhe në supersfidën me Barcelonën do të jetë një nga mungesat e Manuel Pelegrinit.

Prej 10 marsit ish-mesfushori i Milanit vazhdon riaftësimin, duke zhvilluar seanca individuale. Të shtunën përballë katalanasve trajneri Pelegrini duhet të bëjë pa Kakanë, një problem më tepër po të merret parasysh kundërshtari dhe rëndësia e përballjes.

Përveç brazilianit, edhe hollandezi Drente nuk do të përfshihet në listën e të grumbulluarve për “Klasiken”. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive spanjolle “Marc”, prej dy muajsh mesfushori vuan nga një problem muskulor në këmbën e majtë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *