Home / Lajme / Maqedoni / Kanal 5: Këmbim zjarri në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës

Kanal 5: Këmbim zjarri në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës

29 prill-
Sipas burimeve në forcat policore të Kosovës, këmbim zjarri ka ndodhur në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë.

Mbrëmë në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës ka ardhur deri në përleshje të armatosur mes policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur të paidentifikuar të armatosur, i cili nga ana e Maqedonisë ka tentuar të hyjë në territorin e Kosovës, njoftoi sot televizioni Kanal 5.

Në këmbim zjarri është plagosur Avni Rrustemi, i lindur në Prishtinë, i cili ka qenë pjesë e grupit të armatosur.

Në këmbim zjarr forcat policore të Kosovës e kanë arrestuar Rrustemin së bashku me shtetasin kosovar Selman Curri, i cili e ka drejtuar automjetin motorik xhip me targa të Kosovës. Curri ka arritur të ikë pasi që është dërguar në stacionin policor në Prishtinë.

Sipas burimeve në forcat policore të Kosovës, këmbim zjarri ka ndodhur në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *