Home / Sport / “Kemi pak frikë, por mund t’ia dalim”

“Kemi pak frikë, por mund t’ia dalim”

Pak orë para sfidës me katalanasit, presidenti i Interit, Masimo Morati, shpreh mendimin e tij mbi përplasjen e madhe në “San Siro”.

“Gjithmonë ekziston njëfarë frike kur përballesh me skuadra kaq të forta, por edhe frika është pjesë e sportit. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm që kemi një skuadër të fortë dhe shpresoj të marrim një rezultat të mirë. Finale e parakohshme? Jo, të shohim kush do të kalojë në finale. ‘Bernabeu’ do të thotë shumë për ne, por duhet të mendojmë për ndeshjen e sotme”, pohoi numri një i klubit zikaltër.

Një gazëtari spanjoll,i cili bëri paralelizëm mes Interit të 45 viteve më parë kur drejtohej nga babai Anxhelo Morati dhe atij aktual, Morati iu përgjigj: “Ajo skuadër ishte e mrekullueshme ndaj Realit në Vjenë dhe ndaj Benfikës. Shpresojmë të përsërisim të njëjtën kënaqësi”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *