Home / Lajme / Maqedoni / Keqkuptime rreth propozim emrit ‘Maqedonia Veriore’

Keqkuptime rreth propozim emrit ‘Maqedonia Veriore’

7 prill
Portali informativ çek “Euroaktiv”. citon se edhe pse tashmë shihej se kontesi greko-maqedonas rreth emrit “Maqedonia” afrohet drejt zgjidhjes , në fund të fundit nuk është kështu.

Pas apelit të përfaqësuesit special të BE-së në Maqedoni Ervan Fuere që ky vend ballkanik ta përshpejtojë zgjidhjen e pothuajse kontestit 20-vjeçar me fqinjin jugor për emrin, mediat perëndimore me siguri gabimisht e sqarojnë si reagim të palës greke për “ofertë miqësore për pajtim”, shkruan sot portali informativ çek “Euroaktiv”.

Siç njoftoi korrespondenti i tv kohes nga Praga, gazeta citon se edhe pse tashmë shihej se kontesi greko-maqedonas rreth emrit “Maqedonia” afrohet drejt zgjidhjes , në fund të fundit nuk është kështu.

Sipas “Euroaktiv” deklarata e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Dimitris Drucas që e citojnë disa media peerëndimore, se Athina “do të pohojë me kokë” për emërtimin “Maqedonia veriroe” nuk është konsekunete. Drucas në të vërtetë deklaroi se emri i përmendur do të duhet që të përdoret në të gjitha rastet-respektvisht jo vetëm në marrëdhëniet ndërkombëtare por gjithashtu edhe për përdorim intern në Shkup, shkruan portali çek duke cituar se ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë refuzoi që ta komentojë deklaratën.

Duke iu referuar burimeve diplomatike, gazeta konfirmoi se propozimi për përdorimin e emrit “Republika e Maqedonisë” për përdorim të brendshëm dhe emrin “Republika Maqedonia Veriore” për përdorimin në marrëdhëniet ndërkombëtare del nga ndërmjetësuesi KB-së në kontestin rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic. Në praktikë propozimi kompromis parashikon se pasaportat e qytetarëve të Maqedonisë do të mund ta mbajnë emrin e parë në versionin anglisht, ndërsa më pas emrin në maqedonisht.

Gazeta citon se ky propozim mund të jetë “atraktiv” për maqedonasit edhe për atë që pranimi i tij nuk duhet që të ndryshojë Kushtetutën maqedonase. Por prandaj zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme Drucas, thuhet më tej, refuzon përdorimin e dy emërtimeve dhe insiston që emri të ketë përdorim të përgjithsëm “erga omnes”.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është e nevojshme që të ndryshohet teksti i Kushtetutës së Maqedonisë Drucas deklaroi se “zgjidhjen për të cilën do të dakrodohemi duhet që të jetë tërsisht e implementuar dhe me qasje universale. Nëse implementimi nënkupton edhe ndryshimin e Kushtetutës atëherë kjo edhe duhet bërë.

Drucas siç citon gazeta parashikon se nëse kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski e refuzon propozimin grek do të duhet që populli i tij të sqarojë “pse e e privon nga perspektiva evropiane”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *