Home / Lajme / Maqedoni / Klinikë moderne për sytë në Tetovë

Klinikë moderne për sytë në Tetovë

30 prill-
Mjekja Edie Rustemi, shprehet se shumë qytetarë deri më tani kanë udhëtuar në Shkup, por edhe në shumë raste edhe jashta vendit për tu shëruar dhe kjo gjithsesi se bart me vete edhe shumë harxhime të panevojshme. Duke patur parasysh se një pjesë e pacientëve janë nga Maqedonia Perendimore, të cilët shërbimet I kanë kërkuar në Shkup por edhe jashtë vendit, e pamë të udhës që të hapim një klinikë e cila do të jetë më afër qytetarëve dhe e tërë kjo me çmime të volitshme, thotë ajo.

Urim Hasipi
Tetovë, Qytetarët e Maqedonisë Perendimore, nuk do të kenë nevojë që të udhëtojnë deri në Bullgari, Shqipëri apo Kroaci, për të shëruar për problemet me sytë. Nga muaji Maj do të fillojë me punë klinika më moderne për diagnostifikimin dhe operimin e të gjitha llojeve të sëmundjeve të syrit Vizus Edi në Tetovë.

Klinika me aparaturë më të re dhe me personel mjekësor profesional i shkolluar jashta vendit, përveç se ka ofruar shërbime në Çair të Shkupit, tani e tutje e zgjeron veprimtarinë edhe në qytetin e Tetovës, falë një investimi të çiftit Rrustemi.

Edije Rustemi, e cila në vitin 2006 e kreu Akademinë Ushatarake në Ankara të Turqisë, vite me radhë munëson që pacientët që kanë probleme me sytë të trajtohen në mënyrë efikase. Këtë veprimtari e ka ushtruar në klinikën private në Çair, ndërsa tani një klinikë të tillë e hapën edhe në qytetin e Tetovës.

Klinika gjendet në katin e dytë në qendrën e re Tregtare, ku pacientëve do ju ofrohet shërbime me libreza nga kontrollet, diagnostifikmet dhe trajtimet e tyre adekuate. Mjekja Edie Rustemi, shprehet se shumë qytetarë deri më tani kanë udhëtuar në Shkup, por edhe në shumë raste edhe jashta vendit për tu shëruar dhe kjo gjithsesi se bart me vete edhe shumë harxhime të panevojshme.

Duke patur parasysh se një pjesë e pacientëve janë nga Maqedonia Perendimore, të cilët shërbimet I kanë kërkuar në Shkup por edhe jashtë vendit, e pamë të udhës që të hapim një klinikë e cila do të jetë më afër qytetarëve dhe e tërë kjo me çmime të volitshme, thotë ajo.

“Jemi të bindur se kjo klinikë do të jetë në shërbim të nivelit të lartë e cila ka munguar në këtë rajon.

Do të startojmë të japim shërbime me libreza si në spitalet shtetërore, në bashkëpunim dhe marrëveshje me Fondin Shëndetësor të Maqedonisë, me participim dhe me kartona të gjelbërt.

Në klinikën tonë qytetarët do të mund të gjejnë shërbime për diagnostifikimin e dioptrisë, tensionin e syrit, perdja e syrit e cila quhet Katarakta, shtrembërimi i syve problemet me kapakun e syve, tumoret etj.

Rastet të cilët do të kenë nevojë për operacion u ofrojmë operim për 5 minuta në kushte dhe në aparaturë më moderne e cila përdoret në SHBA, Turqi e vende më të zhvilluara. Vete trajtimi me laser zgjat vetem 15-40 sekonda, lidhur me nivelin e korrigjimit te nevojshem. E gjithe procedura zgjat nga 4 minuta per secilin sy. Koha e rikuperimit eshte minimale dhe zakonishte pas 30 minutash pacienti eshte ne gjendje te dergohet ne shtepi. Permiresimi duhet te ndjehet pas 3- 5 diteve ne vazhdim.

Kjo është e vetmja e këtij lloji në vend që ofron këto shërbime cilësore”, thotë Edie Rustemi, e cila shprehet se më shumë qëllimi I hapjes së klinikës është që të jenë më afër qytetarëve me problemet e syrit se sa përfitimi, dhe këtë ajo, e arsyeton me faktin se është bërë një investim shumë i madh.

Ajo, sqaron se në trevat tona ka munguar një klinikë e tillë, ndrësa operacioni që kryhet me laser apo me FAKO METODA e cila zgjatën vetëm pesë minuta dhe përdoret për pacientët që kanë problem ne perden e syrit, ndërsa është edhe metoda më bashkohore që përdoret në ditë të sodit “Gjatë punës në Shkup, kam hasur një interesim të madh të pacientëve nga rrethet e Shkupit, Tetovës, Dibrës, Gostivarit, si shqiptarë poashtu edhe maqedonas. I tërë trajtimi I tyre bëhet në një hapësirë të madhe, me mjete më të sofistikuara që mundësojnë zbulimin e sëmundjes dhe intervenimin e shpejtë”, tregon ajo.

Vizitat e shumta në kongreset botërore për zbulimet më të reja në botën e shkencës kanë bërë që ajo të ketë njohuri me zhvillimet më të reja në lënimë e shëndetësisë me theks të veçantë në sëmundjet e syrit. Sipas saj, në raste të veçanta pacientët në koordinim mes spitalet në Turqi dërgohen atje, kurse në klinikë do të mund që diagonstifikimi të bëhet online nga mjekët më eminent në Turqi.Klinika Vizus Edi me krijimin e saj ka filluar një erë të re në sferën e oftalmologjisë së vendit.

Ideja ka qenë që oftalmologjia e vendit të bëhet më bashkëkohore dhe që sa më mirë dhe sa më shpejtë të tejkalohet zbraztësia e cila ka mbizotëruar në qarqet e oftalmologjisë së vendit.Rustemi thotë se kontrolli gjithëpërfshirës oftalmologjik e nënkupton shikimin e të gjitha strukturave të syrit, edhe të segmentit të përparmë edhe të prapmë, dhe shqyrtimin e problematikës në tërësi.

Ajo sqaron se ka kabinete për destinime të veçanta si kabineti për diagnostikë me ultratinguj për zbulimin e ndryshimeve të strukturave të thella të syrit, në trupin qelqor, në retinë, dhe në globin e syrit gjakrrjedhjet, shkëputjet e retinës, ndryshimet e tumorit, etj, veçanërisht në gjendjet e patejdukshme siç është katarakta, ose gjakrrjedhja në këndin e dhomës së përparme gjë që e çrregullon kontrollin në strukturat e prapme thotë ajo.

Me hapjen e kësaj klinike pritet që shërbimet për personat me problemet e syrit të jenë m të mira.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *